Momente tensioni janë shënuar vetëm pak momente më parë në Gjykatën e Fierit, ku familjarët e 8-vjeçarit Mateo kanë hyrë në ambientet e Gjykatës, dhe kanë tentuar që të thyejnë çdo gjë. Familjarët e kanë hapur derën me forcë, dhe janë përplasur dhe me punonjësit e policisë.
Familjarët kërkojnë që të hyjnë në sallën e gjyqit, ndërkohë që të pranishëm janë dhe prindërit e vogëlushit.
Mes dhimbjes dhe irritimit familjarët kanë shpërthyer dhe në drejtim të mediave, dhe kanë thyer mikrofonat e disave prej ekraneve të pranishme.
Në gjykatën e Fierit ka pasur tensione të forta mes familjarëve të vogëlushit 8-vjeçar që u masakruar nga 38-vjeçari Klodian Çalamani.Në gjykatën e Fierit do të jepet sot masa e sigurisë për mostrën Çalamani.
Familjarët e vogëlushit, Mateo Vasiu, kanë qenë të revoltuar dhe kanë hyrë me forcë në dyert e Gjykatës ku nga momentet e acarimit ata kanë thyer edhe xhamat.
Familjarët me lot në sy kanë bërë thirrje për drejtësi. Në një moment dëgjohet nëna e viktimës, Florida teksa thotë “Qen, ma masakrove djalin”.
“Nuk iku nga Zoti, hajdeni ta varim. Fëmijat janë e ardhmja jonë. Nuk na lini në gjykatë, nuk na lini që të ndezim një qiri të vendi, ça drejtësi është kjo”, dëgjohen të thotë të afërmit e vogëlushit.