Bojko Borisov është lideri politik që humbi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari. Partia e tij GERB doli e dyta, duke mbetur kështu në opozitë pas 4 mandateve në qeverisje.
Siç bën të ditur Radio Bullgaria, Borisov, edhe pse ishte kreu i listës së koalicionit të tij në zgjedhje vendosi që të heqë dorë nga mandate i deputetit.
Ish kryeministri, partia e të cilit në koalicion me SDS, zuri vendin e dytë në zgjedhjet parlamentare me 22.74 për qind të votave, paraqiti një lutje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, se heq dorë nga vendi i tij si deputet.
Ja ky është model krejt i kundërt me atë të Berishës, që edhe pse bëri një dorëheqje fake për 8 vjet, tani do të rikthehet sërish si kryeministër.