Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës të kreut të PD Lulzim Basha në ABC i cili tha se ish-kryeministrin e pret përjashtimi nga partia në rast të organizimit të Kuvendit Kombëtar të PD-së që e ka paralamëruar në 11 dhjetor.
I vendosur Berisha thotë se 11 Djetori sipas tij do të jetë një ditëlindje e vërtetë për Partinë Demokratike. Sipas deklaratës së “Foltores” më 11 Dhjetor do të mblidhen duke e konsideruar këtë ditë një ditëlindje për Partinë Demokratike
“Në dt 11 Dhjetor demokratët do refuzojnë humbjet, disfatat dhe pazaret dhe do rifitojnë kohën e humbur drejt fitores! 11 Dhjetori do të jetë një ditëlindje e vërtetë për Partinë Demokratike dhe gjithë demokratët që duan të bejnë opozitë te vertete dhe pa asnjë kompromis për të rrëzuar narkoshtetin e Ramës dhe pengjet e tij“, thuhet mes të tjerash në deklaratë.