Thomas Strakosha mbetet një objektiv i Newcastle. Lajmet nga Anglia përforcojnë idenë e largimit të tij nga Lazio ku kontrata i përfundon në fund të këtij sezoni.
Gazeta “The Times” shkruan se Strakosha është në listën e objektivave për përforcim te klubi i sapo blerë nga një grup investitorësh ku 80% të aksioneve e ka Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.
Ideja është afrimi i portierit shqiptar që në janar. Strakosha në dallim nga sezonet e kaluar po gjen pak hapësirë te Lazio duke u kthyer një zëvendësues i Pepe Reina. Së bashku me Thomas Strakoshën në listë janë edhe lojtarët e Inter, Stefan De Vrij e Marcelo Brozovic.
Nëse Strakosha shkon te Newcastle do të ishte përvoja e parë jashtë Italisë, pasi me ekipet e para është aktivizuar te Lazio dhe Salernitana, edhe kjo skuadër në zotërim të Claudio Lotito.