Një material i publikuar nga mediat ditët e fundit, tregon se prokurorët e SPAK kanë kërkuar mandat të përjetshëm për të pasur siguri në luftën e tyre kundër korrupsionit.
Qesharake, e turpshme, reagim i neveritshëm i një strukture që pritet të jetë lufta kryesore ndaj krimit dhe korrupsionit në vend.
Personat të cilët kanë mandate speciale, rrogë të mirëpaguar, deklarojnë nëpërmjet këtij akti se paskan frikë po mos kenë mandat të përjetshëm.
Nuk po sjellim këtu shembuj sesi prokurorë në Rumani, në Bullgari, qoftë edhe në Kroaci, njerëz që kanë arrestuar kryeministra, ministra, kanë qënë në krye të strukturave të tilla dhe më pas janë kthyer në prokurorë të thjeshtë. Ndoshta vazhdojnë edhe avokatë të famshëm. Por, kurrë asnjë nga ata sidomos në vendet e lindjes që kanë luftuar me krimin, apo edhe në Itali, prokurorë të cilët kanë luftuar me mafian, nuk kanë kërkuar mandat të përjetshëm.
Kjo që kërkon Arben Kraja është më shumë një thirrje në varrin e diktatorit Hoxha, se “djemtë” e tij paskan ardhur tashmë në krye të drejtësisë.
Vetëm Enver Hoxha ka qënë i përjetshëm në pushtet. E mori atë derisa vdiq.
Kështu kërkon ta bëjë edhe Arben Kraja me të tijët.
Por, çfarë do të thotë kjo?
Një SPAK me prokurorë të përjetshëm. Një strukturë e superfuqishme që mund të shkatërrojë shtetin.
Mund të mos kemi as qeveri, as parlament, por një tufë njerëzish me mandat të përjetshëm, të cilët mund të bëjnë çfarë të duan.
Të rrëmbejnë, të shantazhojnë politikanë, biznese, ministra, thjeshtë dhe vetëm se kanë mandat të përjetshëm.
Kufizimi i mandatit nuk do të thotë se ti nuk je nesër. Por, kufizim në mandat do të thotë se ti ke një periudhë kohe në punë, për të cilën duhet të performosh, të tregosh çfarë ke bërë, sa ke punuar, sa ngjarje ke zbuluar, cilar janë rezultatet, cilat janë mendimet që kë dhënë apo akuzat që janë ngritur, e kështu me radhë.
LEXO EDHE: SPAK-u përballë faktit/ Kamikazi i IMT Korçë, peng i aferave korruptive
Si mund të ketë prokurorë të përjetshëm në SPAK?cna lajm aktualitet
Po dikush që nuk bën asgjë, mendon se ka mamdatin e përjetshëm bën ca letra dhe shtyn kohën kot?
Apo dikush që e përdor këtë për qëllime të tjera?
Mandat të përjetshëm nuk ka në demokraci.
Në monarki janë monarkët që e mbajnë derisa vdesin. Në politikë nuk ka mandat të përjetshëm, ka zgjedhje.
Kurse në strukturat e reja të drejtësisë ka mandate të përkohshme, shtatë apo nëntë vjet dhe prokurorët e SPAK, jo vetëm që e kanë mandatin e gjatë, por janë të mirëpaguar, kanë çdo lloj shërbimi, por kanë dhe çdo garanci për të luftuar korrupsionin.
Kjo që bën së fundi SPAK, nuk është asgjë tjetër. Por, është thirrje njëlloj si në diktaturë dje. Si në kohën e Enverit, me mandat të përjetshëm.
Këtë kërkon edhe SPAK-u, sot. Këtë kërkon dhe Arben Kraja sot, të bëhet një “Enver Hoxhë” i dytë.
Por a mund ta lejojë politika, shteti, institucionet, që të kemi një “Enver” të dytë tashmë jo në krye të qeverisë, jo në krye të pushtetit, por në krye të drejtësisë, në krye të organit të akuzës?
Institucioni më i rëndësishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit të ketë një “Enver Hoxhë” në krye të tij?
Kjo është ajo që po kërkohet nga SPAK. Një “Enver” tjetër në krye të drejtësisë.
Nuk është një denoncim, as një sulm dhe as akuzë ndaj SPAK. Por, është një fakt, ku në SPAK mesa duket ka “rilindur” Enveri dhe djemtë e tij./CNA.al