Nga foltorja e Librazhdit, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se është i përfshirë në përpjekjen për të futur ilegalisht në Shqipëri mbi 3 milionë euro në rastin e Toyota Yaris.
Ish-Kryeministri komentoi deklaratën e Lulzim Bashës se kishte marrë një ftesë për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.
“Sot ka njoftuar se ka marrë një ftesë për SHBA. I them, Lulzim, në Shtëpinë e Bardhë shkoi edhe Sajmir Tahiri, ama shkoi me dosjen Habilaj në kurriz. Ti shkon aty me dy dosje po kaq të rënda; me dosjen Muzin dhe dosjen Toyota Yaris.
Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën. Për të parën, dosja Muzin është një dosje përvëluese për peng Bashën. Edhe saja shkoi me dosjen Habilaj dhe ja ku e ka në kurriz”, tha ai.
Dosja Muzin lidhet me akuzat e lobimit të Partisë Demokratike përmes parave ruse, ndërsa Toyota Yaris është denoncuar nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha.