Sali Berisha e ndali foltoren e radhës në qytetin e Librazhdit. Ai akuzoi Lulzim Bashën se braktisi premtimet e bëra për demokratët.
Duke e cilësuar peng-Kryetar, Berisha tha se Basha nuk kishte agjendë si të fitonte PD, por si të bëhej lider, që nuk u bë dot kurrë.
Berisha tha se Basha i ka kërkuar Ramës t’i hapë derën pas PD-së ku futet në Parlament, se e shajnë njerëzit kur futet nga dera kryesore.
“Kryetari i PD u dëshmua një peng i turpshëm në kjrye të opozitës shqiptare. Ai sot jeton në katër mure, i lutet dhe përshpirtet pengmarrësit të tij, më hap i kishte thënë këto ditë këtë ditë, se po më shajnë njerëzit kur futem nga dera kryesore.
Ik, mjeran, jep dorëheqjen, ne jemi parti e dinjitetit njerëzor, part e idealeve më të larta njerëzore, s’ke punë me ti, ik dhe ik sa më shpejt. 8 vite 4 humbje, secila më e hidhur, më e dhimbshme se tjetra.
Ju derdhët lumenj gjaku, sakrifikuat çdo gjë për fitoren e PD, kurse ai kishte një agjendë tjetër, jo se si të fitoni ju dhe PD, por si të bëhej ai që nuk mund të ishte kurrë, si të bëhej lider duke u sjellë nëpër Shqipëri, i pashoqëruar nga asnjë prej jush, sepse mendonte se në këtë mënyrë do të barazohej”, tha Berisha.