Pyeteni për ndonjë projekt me të kërcyer e të kënduar, me të pira e me të ngrëna andej nga Jugu, me harbime deri në orët e para të mëngjesit, me ndonjë cigare hashashi a dalldi të tjera e ta shikoni si do të përgjigjet Bora. Si bilbil…
Palo gazetarë dhe këta, pyetën Bora Muzhaqin për krimin horror të Fierit. Për atë tragjedinë e tmerrshme ku një kriminel vrau një fëmijë 8 vjeç…
I vunë mikrofonin përpara, e një Zot e di pse pritën edhe përgjigje. Xhanëm, ndoshta nuk e kishin krejt pa arsye interesin edhe gazetarët e shkretë. Bora është ministre, është Ministrja e Shtetit për të Rinjtë dhe Fëmijët.
Teorikisht në rregull janë gazetarët.
Por ç’bëri ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve? Ia krisi vrapit, “kam një punë me rëndësi”, tha dhe iku.
U emocionua? Pati frikë? Nuk dinte ç’të thoshte?
Po normal që do të ikte Bora! Do ikte nga sytë këmbët. Nga do ta dijë Bora se çfarë bëhet e çfarë duhet bërë në këtë botë. Pse Babloku e ma bërë ministre, nuk do të thotë që Bora ka tru për të qenë ministre.
Kukull ore është, kukull. Kukull seksi për ca tipa aty në Kryeministri. Asgjë më shumë. Ka shërbyer diku e është shpërblyer për shërbimin e vet. Kaq!
Ti kërkosh Borës opinion për çështje dite, për çështje të mëdha, ti kërkosh asaj të ketë një opinion të vetin, është të hysh në gjynah me Borën.
Pyeteni për ndonjë projekt me të kërcyer e të kënduar, me të pira e me të ngrëna andej nga Jugu, me harbime deri në orët e para të mëngjesit, me ndonjë cigare hashashi a dalldi të tjera e ta shikoni si do të përgjigjet Bora. Si bilbil…
Po për pune qeverie? Për punë ligji? Për jetë të vërtetë? Mos u tallni kaq shumë…
Dhe a e dini si tha pasi u mendua? E patë si u mundua ta mbulonte atë që përmjeri?
“Detyra ime funksionale është angazhimi me programet jashtëshkollore të nxënësve e studentëve, si dhe programet e aktiviteteve për fëmijët në komunitet. Prandaj dhe nuk m’u duk e udhës të jap një opinion personal mbi fusha të tjera specifike për të cilat m’u drejtua pyetja”…
O ty të pastë Kryeministri o Bora! Të pastë sa malet, se mirë e ke ti! Ty dhe shoqet! Po pse dreqin iu hapet oreksi e doni të bëheni ministre, drejtoresha e ambasadore të gjitha! Pse dreqin nuk rrini ne habitatin tuaj!/Pamfleti