Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme me një video të publikuar ku ka prezantuar një tjetër destinacion turistik, ku bëhet fjalë për bukuritë e liqenit të Komanit. Më saktësisht nga Maja e Murgës.
Ky është destinacioni më i ri turistik i Pukës sipas kreut të qeverisë dhe vetëm këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë.
“Mirëmëngjes, dhe me bukuritë që shtrihen mbi liqenin e Komanit, Maja e Murgës, destinacioni më i ri turistik i Pukës që këtë vit ka pritur mbi 7000 vizitorë, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.