Kryeministri Edi Rama gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme u shpre se do të ndërtohet një shkollë profesionale për specialistët e peshkimit.
Kryeministri tha se pagat e peshkatarëve janë të larta, ndërsa ato të kapitenëve janë edhe më të larta se të ministrave.
“Na duhet një shkollë. Po keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale në shërbim të industrisë dhe që të jetë e lidhur drejtpërdrejt me praktikën.
Të gjitha dijet që merren për shkak të hapjes me botën duhet të vijnë këtu nëpërmjet shkollës dhe të kemi një gjeneratë të re që do të marrë stafetën nesër në drejtimin e anijeve. Nuk mund të vazhdojmë kjo histori që gjithë ajo struktura drejtues teknike e flotës teknike të jenë turq e egjiptianë aq më tepër që pagat e kapitenëve janë më të larta se pagat e ministrave. Edhe për shkollën do të punojmë. Brenda vitit të ardhshëm duhet të hapim themelet,” deklaroi Rama.