Avokat Spartak Ngjela ka komentuar daljen te fundit të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, duke zbërthyer edhe mesazhet që ajo jep për politikën shqiptare.
Sipas Ngjelës, Yuri Kim “u jep të kuptuar të gjithë politikanëve shqiptarë se: nese në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Sali Berisha si lëvizje antiamerikane, ka influencë nga Moska dhe Beogeadi, ndërhyrja e marinsave amerikanë është një akt i ligjshëm, në funksion të Aleancës së Atlantikut”.
Avokati i bën thirrje pjesëmarrësve në foltoren e Berishës që ta braktistin atë, sepse sipas tij agravimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda për ju.
Komenti i Spartak Ngjela
Krerët e foltores Berisha duhet të mbajnë parasysh mirë se para shtatë orësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim, e veshur shik, ka folur në festën e Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe ka përshëndetur marinsat amerikanë për trimërinë dhe besnikërinë e tyre. Dhe ishte shumë e gëzuar me këtë rast, dhe në prani të disa ministrave të qeverisë Rama.
Saliu e kupton mirë nëntekstin e kësaj lëvizjeje. Por, më lejoni t’ju them se Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe shumë i rëndësishëm për politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Kjo ndodh, sepse në këtë zonë ajo po ndeshet me ndërhyrjet e Rusisë, dhe ky tani është një fakt i njohur botërisht.
Por; fakti që ambasadorja amerikane evokon në Tiranë festën e krijimit të marinës amerikane dhe ngre lart marinsat e saj; u jep të kuptuar të gjithë politikanëve shqiptarë se: nese në këtë gjendje kaotike të krijuar nga Sali Berisha si lëvizje antiamerikane, ka influencë nga Moska dhe Beogeadi, ndërhyrja e marinsave amerikanë është një akt i ligjshëm, në funksion të Aleancës së Atlantikut. Dhe kjo, ngaqë Shqipëria është anëtare e asaj aleance dhe, në çdo rrezik që i vjen një vendi anëtar të NATO-s nga forcat kundërshtare, ai duhet të mbrohet ushtarakisht prej korpusit të marinsave amerikanë.
Kjo është gjendja reale, o antiamerikanë të foltores Berisha! Prandaj lëreni deri këtu edhe folësin, edhe foltoren e tij, sepse, agravimi i situatës do të sillte pasoja shumë të rënda për ju.