Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë Kazakistanin kanë arritur deri aty sa të ngrijnë gjithçka, edhe kafshët në rrugë.
Daily Mail ka publikuar pamjet nga ku shihet se lepuj e qenë shihen të ngrirë duke ecur në temperaturat -56 gradë.
Nga pamjet duket se një lepur ka ngrirë teksa ngjitet në një gardh, e ndërsa qeni duket se është mbërthyer duke ecur nëpër një fushë të mbuluar me dëborë.
Aktivistët e të drejtave të kafshëve kërkuan që të bëheshin më shumë për të shpëtuar kafshët e pambrojtura të kapura nga moti i ftohtë./e.e