Një intervistë me Giulio Sapelli
Në këto faqe kemi ndjekur nga afër ndërthurjet e zhvillimeve në marrëdhëniet franko – gjermane, nga kandidatura e Martin Schulz në shkurtin e 2017 deri në zgjedhjet gjermane që kanë riçuar në një Koalicion të Madh të ri, që më 10 prill është mbledhur në Kështjellën e Meseberg për të diskutuar sëbashku për programin që do të ndiqet në muajt e ardhshëm: në radhë të parë diskutohet për punë, për çështje të sigurisë në nivel europian dhe për NATO-n.
Për më shumë se një vit, shtypi ndërkombëtar i ka kushtuar shumë vëmendje “motorit franko – gjerman” ose “aksit franko – gjerman”, duke vendosur në të shpresa të mëdha për një rigjallërim jo vetëm ekonomik, por edhe politik të projektit europian. Megjithatë, deri më sot, efektet e një aksi të tillë europian duket se nuk kanë ndodhur dhe ndoshta kurrë nuk do të ndodhin.
Për këtë i drejtohemi Giulio Sapelli, aktualisht hulumtues i asociiuar pranë Fondacionit ENI Enrico Mattei, pas një karriere të gjatë midis akademisë dhe biznesit, në mënyrë që të orientohemi lidhur me arësyet e mungesës së Europës si aktor gjeopolitik në skenën ndërkombëtare.
Tematikë që e ka udhëhequr kërkimin e autorit në botimet e fundit të tij, nga Dove va il mondo? Per una storia mondiale del presente (shtëpia botuese Guerini e Associati, 2013), Frattali. L’età dell’instabilità mondiale (shtëpia botuese goWare, 2017), Un nuovo mondo. La rivoluzione di Trump e i suoi effetti globali (shtëpia botuese Guerini e Associati, 2017) dhe deri në botimin e tij të fundit, Oltre il capitalismo.
Macchine, lavoro, proprietà (shtëpia botuese Guerini e Associati, 2018), ku autori nënvizon rëndësinë e biodiversitetit e formave të organizimit të biznesit si antidot ndaj tiranisë së një kapitalizmi financiar, në të cilin rishfaqen forma neoskllavërie. Krizat gjeopolitike aktuale burojnë nga “Kongresi i Vjenës” i munguar pas rënies së Bashkimit Sovjetik
Çfarë mendoni për raportet aktuale midis Francës dhe Gjermanisë? Sidomos pot ë kihet parasysh fakti që Europa si subjekt gjeopolitik, nëse rrënjoset mbi duopolin franko – gjerman, duket se është në ngërç, siç e kujtoni shpesh, me ekuilibrat ndërkombëtarë të NATO-s, pra si duhet të paraqitet Europa si subjekt gjeopolitik në skenën ndërkombëtare?
Le të themi se pyetja është shtruar gabim, jo sepse është paraqitur gabim, por sepse është një pyetje që nuk ka ubi consistam e saj – pikën e saj të mbështetjes. Sepse në Europë ka një disekuilibër të madh force, që buron në thelb nga dy faktorë, një i jashtëm dhe një i brendshëm i saj: faktori i parë është se amerikanët, me rënien e Bashkimit Sovjetik, nuk kanë bërë atë që ka mundësi Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaciov qenë impenjuar se do të bënin, domethënë një Kongres Vjene të ri që do ta sistemonte botën.
Praktikisht, pas rënies së një superfuqie siç ishte Bashkimi Sovjetik, nuk kishte sesi të mos ulej rreth një tryeze dhe të përcaktohej rendi i ri botëror. Për shembull, në Paqësor do ta kishin kuptuar se Rusia, edhe pse nuk ishte më Lufta e Ftohtë, me Vladivostokun është vetëm 20 kilometra larg nga kufijtë e Koresë së Veriut. Do të kishim mundur të evitonim parodinë e këtyre kohëve të fundit, sipas të cilës pohohet se Kim Jong – Un varet nga Kina dhe nuk kujtohet se gjyshi i tij ishte një funksionar i Internacionales Komuniste.
Kështu Koreja e Veriut është frut i Rusisë dhe i Iranit, nuk ka kurrfarë raporti me Kinën. Sikur të kishte ekzistuar ajo marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën po flas, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë europiane ndoshta do ta kishin sistemuar këtë zonë të Paqësorit, do t’i kishin dhënë një status Japonisë dhe do të kishin filluar të bënin një marrëveshje denuklearizimi, për të cilën flitet shumë për sa i përket Iranit, për të arritur deri tek Koreja e Veriut…
Amerikanët, siç e shpjegon mirë David Calleo (Follies of Power: America’s Unipolar Fantasy, Cambridge University Press, 2009), kanë krijuar iluzionin e krijimit të një rendi botëror unipolar të mundshëm. Me shtojca relative ideologjike, si teza e Francis Fukuyama, që të nesërmen e rënies së Murit të Berlinit, theksonte se neoliberalizimi i përhapur do të shënonte fundin e historisë. Shtetet e Bashkuara janë pre (dhe kanë qenë pre) e një pushteti dinastik nga Clinton, Bush deri tek Obama, që kanë hedhur bazat për shkatërrimin e fuqisë më të madhe të botës: me financiarizimin e ekonomisë dhe me unipolarizmit.
Dhe faktori i dytë?
Faktori i dytë, ai i brendshëm, mund të thuhet, është një pasojë e marrëveshjes së munguar ndërkombëtare pasBashkim Sovjetik. Në fakt, është për këtë arësye që nuk kanë përballuar nyjen e cila shfaqet tani dhe nga ku buron pyetje: nuk mund të ketë një disekuilibër force kaq të favorshëm ndaj Gjermanisë. Kjo është një gjë që ka shkaktuar gjithmonë luftëra.
Dhe, theksoj, duke sfiduar këdo me barrën e provës, se retorika që uniteti europian ka penguar luftën është fals. Në fakt, pikërisht ky disekuilibër force ka bërë që, vetëm 70 kilometra larg nga Trieste, gratë serbe t’i shqyenin me kuti conserve myslimanët, ashtu siç ka ndodhur në Srebrenicë. Nëse kjo nuk është luftë….
Dhe kjo ka ndodhur pikërisht pse Gjermania ka njohur Kroacinë, duke harruar përpara se ta bënte se duhej të binte dakord me Francën dhe me rusët… Më kujtohet Gianni De Michelis (Ministër i Jashtëm në fillimvitet ‘90) që qante përpara meje, të cilin e kishte takuar rastësisht, dhe që më thoshte: “Shiko pak se çfarë më kanë bërë këta [gjermanët]”.
Nëqoftëse bashkimi europian nuk ka sjellë paqen, në çfarë mënyre mund të mendohet sot Europa?
Në radhë të parë, duhet nisur sidomos nga Europa kështu siç është tani, me këtë disekuilibër force në favor të Gjermanisë, frut i gabimeve amerikane. Në radhë të dytë, është e gabuar të thuhet se ekziston një aks franko – gjerman: ka një dominim gjerman, kundër të cilit ngrihet Franca me të gjitha kontradiktat e mëdha në brendësinë e saj.
Le të shikojmë thelbin e gjërave. Në një vend si Franca, që është zemra politike e Europës, pasi Gjermania do të jetë zemra ekonomike, fakti që 24 milion njerëz nuk votojnë, por votojnë vetëm 22 milion, nuk do të thotë se ekziston përçarja e popullit francez, por një ndarje e thellë në establishmentin francez. Veç kësaj, duhet ndaluar tek akti i parë i Macron, i cili sapo është emëruar ka shkarkuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, de Villiers.
Ky i fundit ka një vëlla senator dpo deputet, që është një dorë e fortë e golizmit, të themi, sarkozian, dhe më parë akoma shirakian. Këto elemente duhet të të bëjnë të mendosh për një gjë: që Franca është tmerrësisht e ndarë.
Për të mbajtur bashkë elementët e faktorëve të jashtëm e të brendshëm që kontribuojnë në mungesën e Europës di subjekt gjeopolitik në skenën ndërkombëtare, si pozicionohen Franca dhe Gjermania përballë Shteteve të Bashkuara?
Ndërsa Gjermania është rreshtuar në fakt kundër Shteteve të Bashkuara, francezët megjithëse nuk kanë marrë pjesë në bombardimin e Irakut në 2003, kanë shumë lidhje me Shtetet e Bashkuara: Franca është një prej fuqive të lidhura më shumë me Shtetet e Bashkuara, nga koha e Aristide Briand, kur Pierre Mendès France shkroi në vitet ’30 atë librin e famshëm, të titulluar La Banque Internationale, në të cilin deklarohet se duhet të qeveriset fluksi i kapitaleve me marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara; në vijim, Jean Monnet është njeriu që de Gaulle përdor për të pasur raporte me Shtetet e Bashkuara.
Funksionalizmi alla Monnet, që ka qenë një gabim katastriofik, me të cilin është bashkuar Europa, as federaliste, as konfederale, por që kishte bazë gjithmonë syrin ndaj asaj që thonin Shtetet e Bashkuara. Kështu, aksi franko – gjerman nuk ekziston. Ekziston një dominim gjerman.
Veç kësaj, duhet pasur parasysh se Franca është vendi i vetëm europian, ndoshta i vetmi në botë, ku midis shtetit dhe kombit ekziston një puqje: ku state building është ndërtuar mbi një nation building. Gjermanët, imagjino… në 1848 Prusia bën një Zollverein – një bashkim doganor midis landeve gjermane – pastaj përpara 1870 gjermanët nuk ekzistojnë.
Spanja gjatë luftës së suksesionit spanjoll (1701 – 1714) ishte e përçarë midis Burbonëve dhe Hohenzollernëve. Kështu, Franca është kombi ivetëm europian. Ama Franca është sot shumë e preokupuar. Nga këtu, Europa dukshëm që nuk mund të ketë asnjë forcë për të shprehur një vullnet koherent në skenën ndërkombëtare. Gjermania dominuese, por jo hegjemoniste, pasi i mungon fuqia kulturore
Debate gjerman tregon një sipërfaqësi të caktuar kur bëhet fjalë për të tematizuar tensionet gjeopolitik. Duket se ekziston një dorëheqje e përgjithshme ndaj mendimit strategjik; edhe në kuadër të kërkimit universitar ekziston një nënshtrim ndaj mendimit anglo – amerikan në kuptimin më të keq: deri një mohim të historisë tënde kulturore. Ju çfarë mendoni?
Në fakt, çështja tjetër e madhe është deflacioni. Deflacioni i përdorur nga gjermanët për të ruajtur sufiçitin e tyre tregëtar, që më pas nuk e përdorin të verbuar nga ideologjia ordo – liberale. Vetë historia gjermane falsifikon hipotezën marksiste që është qendra si e shoqërisë, ashtu edhe e ekonomisë: problemet e lidhura me imponimin në shkallë europiane e politikës ekonomike gjermane tregojnë sesa problem është parasëgjithash kulturor, domethënë hapësira simbolike brenda të cilës të vendosësh aktivitetin ekonomik.
Megjithëse duke qenë vendi dominues, nuk arrijnë që të jenë lider, kështu që ekziston një difekt hegjemonie, ata ushtrojnë një dominim, por nuk arrijnë që të kenë një pushtet hegjemonist, pasi nuk kanë më një pushtet kulturor, siç e demonstrojnë vëzhgimet tuaja. I fundit që e ka kuptuar ka qenë Helmut Schmidt, i cili e kritikon Guvernatorin e Bundesbankut me vëzhgimin e mëposhtëm: “Ju mendoni se mund të hyhet në Europë pa asnjë ide, vetëm me qasjen monetare?”. Kjo është ajo që ka ndodhur.
Duke e kapur këtë problem nga një kënd pastërtisht gjeopolitik, kujtoj se Der Spiegelhabitej sesa çështja e gazsjellësit Nord-Stream, ku ish Kancelari Gerhard Schröder ishte përfshirë me cilësinë e konsulentit pranë Gazpromit, ishte pastërtisht politike. Vetë lema Geopolitik është një tabù, kujtonte Lucio Caracciolo në një editorial tek Limes. Si është e mundur të habitesh që raportet ekonomike dhe sidomos çështjet energjitike, janë kryesisht (gjeo-)politike?
Për ta gjeopolitikë nënkupton nazizëm, ashtu si edhe në nivel artistik e kulturor, në vetë Bayreuth, mund të vërehet në skenografi mohimi i shpirtit wagnerian. Në të njëjtën mënyrë, pararoja në Republikën e Vejmarit thoshte se nuk donte ta bënte më Luftën e Parë Botërore, por më vonë ka ardhur Hitleri. Është rrezik i madh ai i të vepruarit duke mohuar kulturën tënd, sikur të ishte e lidhur natyrshëm me tragjeditë e shekullit të XX-të, por për këtë nuk diskutohet.
Do të më vinte të thosha se do të ishte më mirë që Gjermania të kapej sërish ndaj pasurisë së pafundme kulturore të saj, e reduktuar shpesh në nocionet e Heimat(Atdheut), Volk(Popullit) apo Geist(Shpirtit) dhe i bërë në mënyrë abstrakte shkak i tmerreve të nazizmit, që mbi këto nocione mbështeste retorikën e tij. Paradoksalisht, nëse mendohet sesa mendimtarë të ‘800 gjermane, nga Kanti deri tek Simmel, kanë imagjinuar një Europë si Koncert të Kombeve, pasuria kulturore e saj mund të jetë antidoti ndaj ideologjisë ordo – liberale…
Saktësisht nevojën e një ideje të Europës që shprehte Helmut Schmidt, mungesa e të cilit bën që të shfaqet problemi i vërtetë që është këstizimi i borxhit. Natyrisht, gjermanët nuk do ta duan kurrë. Shtojmë se tani edhe Hollanda është shprehur jo në favor, domethënë vendi më shumë i ndërkombëtarizuar në botë ndaj PBB-së dhe që në disa aspekte është ndoshta më i rëndësishëm sesa Gjermania. Veç kësaj, sim und të ecet përpara me një Parlament Europian që nuk vendos?
Mbesin akoma të errëta motivet e zgjedhjeve të Macron, midis të cilëve sulmi ndaj funksionariatit francez dhe privatizimeve të hekurudhave (Sncf) kur bashkëbiseduesi i mundshëm gjerman po hap një legjislaturë të shënuar nga investime në infrastrukturë.
Jam abonuar në neësletter e En Marche!. Gjëja që më ka interesuar më shumë ka qenë se kur bënte propagandë elektorale, i vinte fjalimet e tij edhe në Lozhat e Orientit të Madh të Francës, të cilat megjithatë e kritikonin ashpër pse ishte një liberal i djathtë. Masoneria franceze është e njohur për tendencat socialiste të saj. praktikisht, më 1 maj masonët parakalojnë prapa Force Ouvrière (sindikata e tretë franceze) në Paris.
Bashkë me Amerikën, Franca është vendi i vetëm në të cilën masoneria është solidare me sindikatën. Kështu që jam bindur se Macron shpreh një pjesë të pushtetit francez, e lidhur me qarqe të tjera masone më konservatore, si Riti Skocez i Lashtë dhe i Pranuar, domethënë masoneria angleze e lidhur me Familjen Mbretërore. Megjithatë, më duket se edhe aty janë shumë të përçarë? Si ia bën, siç po vepron ai, të vihesh kundër funksionariatit francez?
Kjo nuk mund të jetë koherente me një vizion elitar të pushtetit, siç është ai masonik. Funksionarët francezë janë jo vetëm boshti i Republikës, por edhe i pushtetit francez. As Chirac, që si plebe donte të çmontonte Ena-n (Shkollën Kombëtare të Administratës), nuk ka arritur ta çmontojë strukturën e funksionariatit, që është një prej shtyllave të fuqisë diplomatike franceze. Macron dëshiron vërtet që t’ua heq privilegjet funksionarëve…
Lëvizja për të sulmuar privilegjet e funksionarëve mund të lexohet midis atyre “reformave të nevojshme” për të kundërshtuar Gjermaninë?
Sipas meje, fuqia gjermane po nxjerr në pah më të keqen e Europës: nga nacionalizmat e Europës Lindore, deri tek Vendet e Ulëta, deri për ta nxjerrë në sipërfaqe Spanjë kastiliane me fytyrën e saj frankiste në mënyrën sesi po trajton indipendentistët katalanas. Europa po barbarizohet për shkak të dominimit gjerman… të gjithë këto fenomene, duke përfshirë vetëdevertebrizimin e shtetit francez të kryer nga Macron, a nuk duhet të kuptohen si jehona të pilotit automatic të imponuar Europës nga Gjermania? E ardhmja e Europës është në Afrikë.
Në mes këtyre prishjeve dhe disekuilibrave të pushtetit, cili do të ishte kriteri për të kuptuar nëse Europa do të arrija ta gjejë një koherencë të saj gjeopolitike?
E ardhmja e Europës matet karshi Afrikës dhe fakti që kemi një Europë kaq të përçarë është tragjik. Flitet për një Plan Marshall për Afrikën, por si është e mundur që jemi akoma duke diskutuar për këstizimin e borxhit? Kemi caktuar 4 miliard për Planin Marshall të Afrikës. Por a ju kujtohet se çfarë ishte Plani Marshall? Çfarë 4 miliard, 40000 miliard! Për këtë arësye duhet ndryshuar paradigma karshi problemit të borxhit… Pastaj, gjermanët do të rikthehen në Afrikë dhe aty do të duhet të jenë të armatosur.
Flitet për riarmatim, si t’ia bëjmë me NATO-n?
Skicofrenia e gjeopolitikës e Mbretërisë së Bashkuar
Ju i keni dhënë rëndësi gjithmonë rëndësi Brexit, duke i nënvizuar rrënjët e thella historiko – kulturore. Si pozicionet Mbretëria e Bashkuar në panoramën e marrëdhënieve ndërkombëtare?
Çështja është akoma edhe më e komplikuar. Për një aspekt, historia kthehet kështu në vendin e saj: Anglia nuk ka pasur kurrë ndonjë lidhje me Europën. Përveçse ka qenë gjithmonë e preokupuar që të mos kishte një disekuilibër force në brendësi të saj, për shembull për shkak të gjermanëve, duke krijuar kështu aleanca me Francën.
Por edhe Mbretëria e Bashkuar është tani në një krizë të frikshme: aspirojnë që të rindërtojnë anglosferën nëpërmjet një raporti të ngushtë me amerikanët. Ama e duan ta kenë kontekstualisht me kinezët, me Kinën. E cila nuk mund të jetë dakord. Raportet simbolike në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu si edhe në marrëdhëniet sociale, janë të rëndësishme.
Mbretëria e Bashkua, në personin e Mbretëreshës Elisabeta e II-të, nuk mund ta presë me karrocën mbretërore Xi Jinping: do t’i jepte atij atë dhuratë simbolike, do të thoshte Levi-Strauss, që nuk ia ka dhënë kurrë askujt. Dhe, në të njëjtën kohë, Mbretëria e Bashkuar do të krijojë anglosferën? Është një strategji që qartazi konfliktuon me pozicionin amerikan.
Cilat kanë qenë shkaqet e krizës të një vendi, Mbretërisë së Bashkuar, që e ka plazmuar perandorinë e tij historinë në kapërcyellin midis shekullit të XIX dhe të XX-të?
Po kthehem në një mënyrë paksa obsessive në atë që po thoja më parë: fakti që nuk është impenjuar edhe Britania e Madhe në atë Kongres të Vjenës të famshëm, që duhej bërë, të bën të kuptosh se Anglia e ka humbur tërësisht ubi consistame saj.
Dhe kalon një krizë si ajo që kalonte me Kanalin e Suezit në vitet ’50, kur me Francën dërgojnë bashkë parashutistët për të penguar shtetëzimin e tij nga ana e Nasser. Sot, Shtetet e Bashkuara dhe europianët duhet të kuptojnë se Mbretëria e Bashkuar është në krizë, kur në fakt këmbëngulin që t’i japin grushta – midis Brexit të fortë, të butë.
Fuqitë europiane duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për krizën e një vendi të madh, që pastaj është qytetërimi. Unë them gjithmonë se 3 gjëra e kanë sjellë qytetërimin: kristianizmi, Perandoria Britanike dhe shumëkombëshet. Aty ku ka munguar njëra prej tyre, ka munguar qytetërimi, që është një gjë jo e kalueshme dhe jo qarkulluese si kultura.
A mund të shpjegohet gjithmonë qëndrimi i Bashkimit Europian ndaj Brexit nëpërmjet tabùsë së borxhit?
Po, kthehet gjithmonë në fetishin e borxhit, si kriter fundor i marrëdhënieve ndërkombëtare: historia ka treguar se është ecur përpara duke u falur borxhet, jo duke i kërkuar deri në qindarkën e fundit, siç na e tregon shembulli i krizës greke.
A nuk ka mundur Gjermania e shekullit të XX-të të ringrihet pikërisht falë ndihmave europiane e amerikane dhe faljes pothuajse të integrale të borxheve të saj? me pak fjalë, Anglia është në një krizë të tmerrshme. Sepse Kina nuk është e besueshme. Xi Jinping nuk komandon asnjeri. Është një paragjykim illuminist të mendohet se 60 milion komunistë kontrollojnë vetëm me terror 1.4 miliard kinezë.
Në raportin e Kongresit të Partisë Komuniste Kineze është e shkruar se duhet të sillen në shtëpi kapitalet e eksportuara. Dhe në fakt bota është e pushtuar nga kapitalet kineze: do të thotë se nuk kontrollojnë as të ashtuquajturat shadoë bank apo shadoë pool, bankat false.
Perandorët, mjafton të lexosh Needham, Granet, nuk e kanë qeverisur kurrë Kinën. Dhe anglezët duan të kenë një alternativë duke u bërë aleaë me Kinë? Dhe e bëjnë këtë duke u vënë më shumë kundër rusëve? Shyqyr që ka ardhur Trump, i cili pavarësisht se është plot kontradiksione, thotë të paktën që Kina duhet të pushojë së përmbyturi botën me mallrat e saj./Bota.al