Videoja komerciale e një vogëlushi, i cili u bën thirrje gjithë liderëve të botës të ndërhyjnë në krizën arabe dhe të sjellin paqen edhe në këto vende, ka prekur zemrën e mijëra e miliona personave që e kanë parë dhe është bërë me njëherë virale.
Reklama është realizuar nga një kompani telefonike kuvajtiane, në të cilën imagjinohet se Jerusalemi po shpallet kryeqytet i Palestinës dhe në fund, djaloshi u thotë të gjithëve se do të mbajnë Iftarin në Jerusalem, kryeqytetin e Palestinës.
Në video, djaloshi i vogël u adresohet liderëve si Donald Trump, Vladimir Putin, Kim Jong Un, Angela Merkel, Justin Trudeau dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres
Në afërsi të një figure si Trump, djaloshi i uron presidentit amerikan muajin e Ramazit dhe e lut atë të hanë iftarin bashkë në shtëpinë e tij të rrënuar.
Më pas, djaloshi shkon te presidenti rus Vladimir Putin dhe i tregon atij për familjen që ka humbur në luftë.
Më pas, u flet edhe kancelares Merkel dhe kryeministrit të Kanadasë, Trudeau.