Vajzat shqiptare kanë rezultuar shumë të afta dhe të talentuara në arenën ndërkombëtare. Këngët e tyre janë bërë hite dhe kohët e fundit, zëra të rinj kanë dalë në skenë, mes së cilëve Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi, Bleona, Dafina Zeqiri etj.
Ato kanë një jetë të kënaqshme dhe janë gjithmonë e më shumë në kërkim të suksesit, edhe pse vlerat monetare nuk u kanë munguar kurrë.
Jetojnë të pavarura nga prindërit, por deri më tani, të gjithë i kanë mbështetur dhe ato kanë qenë pranë prindërve të tyre kur ka qenë nevoja.
Megjithatë, ndonëse ajo është momentalisht një nga këngëtaret më të paguara dhe pasuria e saj është e madhe, nëna e saj punon si një shitëse në një dyqan make-up-i.
E kemi fjalën për nënën e Bebe Rexhës. Këtë gjë e ka zbuluar pak më parë vetë Bebe nëpërmjet disa postimeve që ka bërë në profilin e saj në instastory.
Ajo shkruan:
“Për të gjithë ndjekësit e mi në New York . ‘Sakes Fifth Avanue NYC’ po bën hapjen e madhe të departamentit të kozmetikës. Arsyeja që po ja u them këtë gjë është sepse nëna ime punon si shitëse në Bobbi Brown. Kështu që shkoni dhe përshëndeteni…por mos e përndiqni atë”.
Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga fansat që ta përqafojnë nënën e saj dhe ta bindin atë që të lëviz në Los Angeles të jetojë me të.