Ai ishte presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-ve, i cili me një fushatë mahnitëse dhe një rezultat të paarritshëm, Obama, e zgjoi, udhëhoqi dhe e shpalli fituese ëndrrën e Martin Luter Kingut.
Barack Obama, lideri afro-amerikan fitoi zemrën e shumë njerëzve anembanë botës gjatë kohës që drejtonte shtetet më të fuqishme demokratike.
Liderët e vendeve të zhvilluara njihen për jetën e thjeshtë që bëjnë pas tërheqjes nga politika, si psh David Cameron i Britanisë i cili bleu një shtëpi në fshat dhe jeton si një njeri i thjeshtë.
Por ky nuk është rasti i çiftit Obama. Kjo pasi ata kanë njoftuar të gjithë ndjekësit në rrjetet sociale për një bashkëpunim me kompaninë e filmave Netflix.
Edhe vetë kompania deklaroi se ish-presidenti kishte nënshkruar një kontratë disa-vjeçare me ta, për të prodhuar filma dhe seriale.
Në postim shkruhej:
“Presidenti Barack Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje shumëvjeçare për të prodhuar filma dhe seriale për Netflix.”
Gjithashtu çifti ka deklaruar se ndiheshin tepër të lumtur për bashkëpunimin e ri.
Obama u shpreh:
“Ne shpresojmë të kultivojmë dhe të kulturojmë zërat e talentuar, frymëzues dhe krijues, të promovojmë ndjeshmërinë midis popujve dhe të ndihmojmë që ata ti ndajnë historitë e tyre me të gjithë botën.”
Por a mund të na thotë kush se çfarë neverie ndjen kut shikon presidentin palaço dhe defiçent që paguhet nga taksapaguesit shqiptarë bashkë me trupën shërbyese kur bën politikën antishtet në Facebook.