Monika Kryemadhi vazhdon sulmet dhe luftën opozitare me mullinjtë e erës dhe me fjalimet që i dëgjon vetëm ajo. Sot, përsëri u bëri thirrje shqiptarëve të “ndershëm”, si ajo e 11 haleve me djersë, që të ngriheshin të rrëzonin qeverinë legjitime të votuar nga shumica e shqiptarëve, për të ardhur në pushtet hajdutria e bllokut e 21 Janarit dhe e gjithë të zezave që kishin pllakosur këtë vend.
Bile Monika me çizme parashikon dhe fundin e tmershëm të Edi Ramës me 26 Maj, pikërisht atë ditë kur Sali Berisha i thyu dhëmbët burrit të saj dhe e bëri si kufomë, e kjo është arsyeja që ajo i është bashkuar atyre, që sipas proverbit popullor, sepse kush të rreh të do dhe kush të bën nënën duhet t’i thërrasësh baba.Tani prisni deri të shtunën, se pastaj do jeni të lumtur me Monikën në Jalë
Ja si poshtërsit që ka bërë ajo dhe partia e saj, në 6 vite pushteti i faturohen qeverisë, duke i trajtuar njerëzit si qorra, nga që janë verbuar vetë nga humbja e pushtetit:
“Rama nuk e do Shqipërinë në Evropë, pasi sa më larg Shqipëria nga BE, aq më shumë Edhe pse po përpiqet që të afrohet me LSI-në, por nuk do ja dal pasi. Jemi në opozitë jo me Ramën si individ, por me Ramën si ideologji. LSI është e vendosur deri në fund në opozitë me drogën.
Në çdo vend të botës çdo kryeministër do ishte tërhequr pas këtyre skandaleve. Por harron që të gjitha veglat e tij janë të frikësuara nga forca e së drejtës. E shtuna është dita kur do i tregohet Ramës, se ai nuk mund të vazhdojë më kështu.
Rama nuk është sot i Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk mund të vazhdoj kërcënimin më shqiptarët me prokurorë që lëpihen për vetingun. Ju bëj thirrje të gjithëve, sot është dita për tu ngritur dhe për ta rrëzuar Ramën”.
Kjo është komediania e radhës që çfaqet pas mjeranëve me rrip në qafë, shkurtë, që të lehin, por mos të shkojnë larg/ Ekskluzive.al