Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga Kuvendi i demokratëve presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”.
Berisha tha se nëse Vuçiç tenton të vijë në Tiranë për Ballkanin e Hapur rrugët dhe sheshet do mbushen plot kundër tij.
“Ballkani i Hapur i konkretizuar me aleancës Beograd-Shkup-Tiranë po krijon hegjemoninë serbe. Ka influencë ruse, është Ballkani i interesave anti-evropiane, synon të zëvendësoj Procesin e Berlinit me Procesin e Putinit.
Paralajmëroj Gëlbesin e Millosheviçit ose Millosheviçin e ri se për Ballkanin e Hapur mos mendo të vish ndonjëherë në Tiranë, sheshet dhe rrugës do ti kesh plot kundër teje”, tha Berisha.