Arsenali ka arritur të marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Sauthemptonit në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Arteta dominoi të gjithë sfidën dhë shënoi dy herë në pjesën e parë me Lakazet dhe Odengard.
Në fraksionin e dytë, Gabriel vulosi fitoren në 3-0, ndërsa titullar në këtë takim ishte edhe Armando Broja.
Ndeshja kundër “Topçinjve” nuk ishte me fat për sulmuesin e kombëtares shqiptare. 20-vjeçari doli nga fusha e lojës i dëmtuar.
Deri përpara zëvendësimit, Broja po zhvillonte një paraqitje të mirë, por dëmtimi i pësuar nuk e la të vazhdonte ndeshjen. Ai doli nga fusha e lojës në minutën e 70 dhe u zëvendësua me mbrojtësin brazilian Lianko.
Armando Broja shqetëson Sauthemptonin. Në momentin kur lojtari dukej në një formë të shkëlqyer, ka ardhur një dëmtim që mund ta lërë atë jashtë fushës, duke shqetësuar klubin anglez dhe sidomos trajnerin Ralf Hasenhutel.
Ky i fundit, në ndeshjen e sotme, humbi për dëmtim edhe Armstrong para se të shihte sulmuesin shqiptar të dilte nga fusha në minutën e 70 për shkak të problemeve muskulore. I pyetur pas sfidës rreth gjendjes së lojtarëve, Hasenhutel nuk e fshehur shqetësimin e tij.
“Nuk e dimë ende shkallën e dëmtimit. Shpresojmë që të mos jetë diçka shumë serioze, por duhet të them se ata e kishin të pamundur të vazhdonin ndeshjen”, theksoi tekniku austriak i Sauthemptonit.
“Shenjat para ndeshjes nuk ishin shumë pozitive. Le të shpresojmë që gjërat të mos bëhen edhe më keq, ndërsa shkojmë në periudhën e vështirë të sezonit”, deklaroi Hasenhutel pas sfidës që skuadra e tij e humbi me shifrat 3-0.