Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj është treguar mjaft kritik në lidhje me zhvillimet më të fundit që kanë ndodhur brenda partisë. Në fjalën e ti në mbledhjen e Kryesisë, Gjekmarkaj është shprehur se nuk është e qartë se kush përfaqëson shumicën në PD, ‘Berisha apo ne’.
Sipas tij një parti e merr vetë përgjegjësinë para historisë nëse bëhet antiamerikane apo antiperëndimore dhe këtë nuk e ndalim dot.
Ai është shprehur me pikëpyetje në lidhje me Kuvendin e datës 18 dhjetor, për të cilën thotë se ende nuk e dimë se si mund ta bëjmë atë një ngjarje frymëzuese.
Fjala e deputetit Gjekmarkaj në mbledhjen e Kryesisë së PD:
Kjo është një kryesi ideale! Një Kryesi endrrash. Ketu s’ka me debat jane të gjithe në anen e Kryetarit ! Çdo lider do ja kishte zile kesaj dite.
Tani le te kthehemi tek problemi duam nje parti per vete si kjo, ku te jemi ne në kryesi, deputet etj , nje me te bashkuar nje PD të madhe apo ënde një me te madhe per të ardhur nje dite ne pushtet! Per kete duhet ende esksploruar cdo mundesi komunikimi dhe jo ndeshkimi, cdo mundesi per te shmangur kete drame ne te cilen eshte PD !
Une nuk di ne perfaqesojme ne shumicen apo “ata” ! Ju i merrni vendimet me nje grup te vogel dhe ne na i lexoni ketu une e refuzoj kete logjike.Por di qe demokratet sonte jane kokeulur sepse e shohin partine e tyre me të perçare se kurre! Ndeshkimi ështe i lehte por se di ne eshte i duhuri.
Z Basha ju keni marre vendimin e duhur me 9 shtator por ne menyren e gabuar! Partite nuk jane si femijet ku qendrimi paternalist i Kryetarit e shpeton nga rruga e keqe.
Nje parti e merr vete pergjiqesine para historise, ne do te behet antiamerikane, antiperendimore, antikombetare, te veteshkaterrohet dhe nese e duan se ndal dot ! Kryetar ju keni eksperience politike te gjate shume me te gjate se une, ndaj duhet tentuar cdo rruge cdo interes personal qe kjo parti ti shpetoje goditjes !
Une kam mbajte qendrimet e mia e as pendohem per to, te njejtat do mbaja perseri dhe nese ska rruge tjeter dhe jemi te detyruar te shpetojme berthamen properendimore te kesaj partie hajde ta shpetojme te vetedijshem qe po zvoglohemi.
Duhet te pyesim veten pse zune vend tezat e foltores, pse u rrit dite pas dite ajo levizje, Sali Berisha diten e pare pat 30 mbeshtetes!
Sot mijera sepse ai doli beri beteje ju e bete betejen ne vazo, me pak dalje televizive! Tani ne kemi kongresin me date 18 , ende nuk jemi mbledhe, nuk dime cfare tezash do hedhim, si do ta bejme ngjarje frymezuese ate? A mund te pergatitet nje kuvend ne pak dite per tju imponuar shoqërisë?