Gazeta italiane ‘La Repubblica’ bën të ditur se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petrucela për bashkëpunim me mafien.
Bëhet e ditur se gjykatësi italian Alfredo Montalto, i ngarkuar me hetimin e çështjes së rrjetit të organizuar mafioz dhe pastrimit të parave, deklaroi se nuk ka asnjë provë që vërteton bashkëpunimin me mafien të ekonomistit 90 -vjeçar Zummo, duke lënë në fuqi vetëm akuzën e pastrimit të parave.
Por sipas ekonomistit Petrucela edhe kjo akuzë nuk qëndron pasi paratë ishin të lira në Zvicër para dhe pas transfertës.
Me rënien e kësaj akuze për Petrucelen bie dhe akuza për bashkëpunim mafioz edhe për Rezart Taçin. Për të gjithashtu Prokurori i çështjes Z. Alfredo Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari.
Emri i biznesmenit Rezart Taçi u lakua gjatë hetimeve të prokurorisë italiane për ekonomistin Italian Fabio Petruzzella. Ky i fundit u arrestua së bashku me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.