Më në fund mbyllet dhe komedia e foltores, ku një tufë ushtarësh të paguar nga paratë e familjes Berisha, të kamufluar si delegatë shkarkuan kryetarin e PD Lulzim Basha.
U ul sipari i një komedie molieriane pë të ngritur atë të një mizerabiliteteti tragjik shekspirian.
Asnjë transparencë për numrin e delegatëve, të cilët në bazë të koeficentit nuk e kalonte pjesëmarrjen e 3000 personave. Pjesa tjetër ishte me spektatorë, ku të gjithë së bashku nuk kalonin numrin e 6000 pjesmarrësve.
Një proces qesharak ku në tribunë merrnin pjesë njerëzit më mediokër dhe servilë të Sali Berishës, ish ministra dhe zyrtarë të qeverisjes së tij të cilët janë pasuruar duke shfrytëzuar poste shtetërore. Një grupim njerëzish të cilët e kanë të qartë se hëna e tyre me Lulzim Bashën nuk do të ndriste më.
I vetmi që i jepte shpresë kësaj turlisoj kategorie është Sali Berisha. Personazhi më i zi i historisë shqiptare. Kudo ku ka pasur vrasje, grabitje, vjedhje, katastrofa dhe poshtërsi ka qenë Sali Berisha.
Nëse shikon përbërjen e kuvendit të vjen neveri kur shikon personazhe të diskretituar, të cilët nuk mbledhin dot votat e familjeve të tyre jo të mobilizojnë elektorat. Ka më neveri se të shikosh djem të rinj që i frymëzon një personazh i rrjedhur nga trutë si Sali Berisha. Mëmë e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur këtij kombi në 30 vitet e fundit.
Ç’mund të të frymëzojë Tritan preshi, që historinë më të suksesshme të jetës së tij politike ka preshin e Lushnjës?
A mund të të frymëzojë një idiot si Flamur Noka që nuk zotëron dot më shumë se 100 fjalë në kapacitetin elaborues?
Gjithë trupa organizatore e mitingfoltores është një mizerabilitet intelektual, një mjerim i inteligjencës shqiptare. Sali Berisha arriti të mbledhë rreth vetes një grusht njerëzish për të demonstruar antiamerikanizmin e tij, si hakmarrje për titullin e merituar “non grata”.
Si përfundim kemi dëgjuar ditët e fundit kërcënime verbale të Sali Berishës ndaj qeverisë, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike se do i vërsulet me banditë nëse nuk i hapin rrugën.
A mundet të tolerohet më një vagabond plak si ky që kërcënon publikisht shtetin dhe struturat shtetëformuese të tij?
A nuk ka ardhur koha ti tregohet këtij banditi se nuk bie shteti as me rrugaçët e Mamurrasit dhe as hashashaxhinjtë e Lazaratit ?
Padyshim. Çdo njeri i mençur e kupton fundin tragjik të Sali Berishës, pavarësisht vërshëllimave të tij në mes të pyllit. Superfuqitë nuk kanë sqimë, nuk njohin diplomaci dhe nuk e rrudhin gjuhën përballë askujt. Sali Berisha është një qelizë e degraduar që nuk përbën problem për ta.