Aktivistja Brisida Gjikondi shprehet e bindur se ish-kryeministri Sali Berisha e thirri Kuvendin sot për t’iu treguar ndërkombëtarëve se ka mbështetje. Ajo thekson se i vetmi motivim pas kësaj është mbrojtja e interesave të tij personale.
“Ajo që pritej, Berisha po luan me ekzistencën e tij dhe të familjes së tij: morale, politike dhe financiare. Kuvendi është një kurorëzim i gjithë rrugëtimit për të krijuar impakt para ndërkombëtarëve, për të treguar që kam mbrapa popullin dhe po më prekët mua do prekni edhe shqiptarët”, tha Gjikondi.
Pjesëmarrjen e mbështetësve në stadiumin “Air Albania”, Gjikondi e sheh si një fenomen të përsëritur që i karakterizon shqiptarët herë pas here: pozicionimin në anën e gabuar të historisë.
Ndjeksa kanë patur edhe Hitleri por edhe fshatari Haxhi Qamili.