Deputeti Edmond Spaho ka reaguar ashpër pas njoftimit të ish-kryetarit Lulzim Basha se do thërrasë Këshillin Kombëtar për të shkarkuar kryetarin e saj Edi Paloka dhe disa anëtarë kryesie dhe kryetarë degësh të cilët kanë ndjekur Kuvendin e rithemelimit të PD.
“Sa keq me vjen per ty Lul per keto marrezira qe po ben! Keshtu ke vepruar 8 vjet rresht.
E ktheve Partine ne bahce personale dhe nuk degjoje asnje, as ata te cilet kishin dashamiresine te mos te lejonin te bije ne gremine, per hir te interesave te PD.
Kokeforte, pa ide, kokorroc mendjebosh, kunder rrymes. Po te lene ne kryesi edhe sejmenet.
Nuk e kupton qe nuk ka zot qe te shpeton dhe koha jote ka mbaruar?
Nga sa kam vene re dhe informacionet qe kam, edhe drejtuesit e PS tallen me ty dhe shperndajne meme konfidenciale.
Me shume nga te gjithe tallet Rama, i cili e sheh qe “kauza” jote ka mbaruar dhe te konsideron si Nastradinin e vitit .
Behu burre dhe terhiqu nga marrezite e tua! Zbythu o derezi sepse po te perdorin?
Nuk eshte qamet te ngelesh qytetar i thjeshte. Ti nuk je pa buke. Me dhjetra mijra shqiptare jane pa buke por kane dinjitet.
Apo nuk iken dot sepse je peng? Fol Lul sepse lehteson shpirtin!”, shkruan Spaho i cili duhet të ikte prej vitesh si nje medioker, pa asnjë vlere ne politik dhe në PD, pa asnjë kontribut, por falë ish shokëve të larguar nga PD vegjeton akoma dhe jep urdhëra dhe udhëzime.