Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar përmbytje te siperfaqeve të medha te tokave bujqësore në disa zona të vendit .
Për shkak te daljes se lumit Seman nga shtrati, mjaft toka bujqesore të fshatrave te Beratit jane permbytur.
Problemet më të medha jane evidentuar në fshatrat Veterik, Samaticë dhe Drenovice ku fermeret qe kultivojne serat kane pesuar d?me kolosale dhe kërkojnë ndihmë nga instancat shteterore.
Ndërkohe dramatike është situata edhe në pjesen e poshtme te Lumit Vjosa, i cili ka dalë nga shtrati mëngjesin e kësaj të diele.
Një situate alarmante jo vetëm për bujqësinë por edhe për ata që kanë banesa afër lumit.