Sali Berisha e ka cilësuar si të jashtëzakonshëm Kuvendin Kombëtar që u mbajt dje, thirrur nga firmat e delegatëve.
Në “Foltoren”e radhës me shqiptarët në Florida të SHBA-ve, ish-kryeministri tha se Partia Demokratike është marrë peng nga qeveria e Edi Ramës.
Berisha tha se duhet të “pranojmë edhe presionet e pandershme ndaj Lulzim Bashës”, sipas tij i asistuar edhe nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.
“Ishte më i jashtëzakonshme, ndoshta edhe në historinë pluralizmit të vendeve të tjera seps ky ishte vendi i parë që mblidhej me firmat e anëtarëve , pasi udhëheqja e kësaj partie nuk pranonte të mblidhte Kuvendin sepse e dinte që do t’u tregonte atyre vendin e merituar për shkelmimin e statutit të PD.
Për shkelmimin që u kishin bërë forumeve, parimeve, për vendosjen e kësaj force nga forcë konservatore në një parti të majtë tërësisht e larguar nga vlerat tona të përbashkëta, liritë dhe të drejtat njerëzore. Besimet vlerat e familjes, e larguan nga interesi kombëtar dhe dinjiteti njerëzor.
Për të gjitha këtu, pas një konsulte dy mujore me atë që e quajmë Foltore ku u mblodhën dhjetëra mijëra demokratë kundër presioneve të qeverisë që ka marrë peng. Duhet të pranojmë edhe presionet e pandershme edhe të pengut të qeverisë, ish kryetarit Basha i asistuar në një mënyrë ose tjetër edhe nga ambasadorja Yuri KIm që me ndërhyrjet e saj është kataliste e gjendjes së krijuar, faktikisht e marrjes peng të opozitës nga qeveria.
Ju e dini që një vendim me datë 19 maj u shpall nga DASH në të cilët njoftohesha se jam shpallur non grata për korrupsion. Ne letrën që i drejtoj Sekretarit Blinken u them se ky është një akt i lobimit korruptim të Ramës dhe George Soros”, -deklaroi Berisha.