Nga Akil Ylli
Deri me tani ishim mesuar, qe Shqupin ta shihnim, si gjenerator dramash, tragjedish. Eshte e kote ti permendesh me radhe, sepse nje shkrim e ka hapsiren e kufizuar. Por ama shqiptaret, i mbajne mend mire, ngaqe kane qene figurante te perfshire me zor, ne ato “spektakle”. Ooo, ç’kane hequr te zinjte!
Megjithate, qe te jem korrekt, duhet thene qe Shqupi, jo rralle ka çfaqur dhe dellin e tij humoristik. Ka qesharak aty, qe lene kokrren e namit, duke filluar nga kreret e deri te Lek Plepi e Ujku i Cerrikut. Sidomos me Shqup Studio Qimatografik, na ka shkrire gazit. Ne veçanti “Babalja”, ka qene thagem fare!
Por qe Shqupi ta mbyllte siparin ne kete fare feje, me nje soj spektaklit qe ka brenda dramen, komedin, estraden, dreqin e t’birin, pak kush e mendonte. S’ka kritik artit, qe i bjen n’te. N’daç paloçllek, n’daç ukubet e n’daç mjerim, i gjene tana mysybetet aty. Buuu, ndoj zhander i ri veç. Drakomstrad!
A ka ba vaki mor aman, me ba kuvend partiet ne stadium!? Ne stadium mblidhet kallablleku me pa ndeshje, koncerte, manifestime sportive. Nuk ka politikan ne bote, qe mund ti shkoje mendja, te organizoje kongres partie, mbyllur ne stadium! Veçse nje mendje prishuri, si puna e Qoftlargut tone!
Vertet s’kam pasur fatin, qe te kem qene ndonjehere antare partie, por me ate çfare kam degjuar e me çfare kam lexuar deri me tani, besoj bajagi, s’me ka rastisur gjekundi, te me zere sado pak veshi, se ne ndonje pike te çfaredosme te globit, te jete mbajtur nje kongres partie, ne stadium.
As formalisht, estetikisht, nuk ka kuptim. Si mund te mbahet nje kongres, ne qiell te hapur? Mbahen gara, po, luhet domino, tregtohen shtaze. Edhe per sy e faqe te pakten, per ta ngjyrosur me i fije seriozitet, ate eveniment. Me sa duket, s’kane pase dike t’hajrit, me i dale zot. Kane kalu tane ma bulmezat, ka ky krah.
Ashte marrja e faqja e zeze, me t’pa dikush me distinktivat, banderolat e Shqupit, tuj hi ne stadium. Pyetja e pare qe do te kishin adresuar , duke t’pa ashtu te pispillosur, do kish qene, “a ka ndeshje sot, à”, ose ” me çfare skuadret jeni”. Ma merr mendja, me aq mend sa kane ata, do tu jene pergjigjur: Po shkojme ne kongresin e partis, hiii, huuu!
Mandej su merrte gja vesht, a ishte kuvend, apo organizim lojrash fati te trukume. Gjithçka dukej si e parashkruar. Shkresa, komisionet, projekt vendimet, perpiloheshin neper bodrumet e stadiumit. Kryetarit te rithemelimit i vinin listat dhe vendimet. si skedinad. Askush s’kuptonte nga ato qe lexoheshin, perveç numrave rendor te neneve, qe te ngjanin me numra fatit, ngaqe sa here permendej nje numer, te gjithe ngrinin duar njeheresh, sikur te kishin fituar bingon. Sidoqofte, pjesmarrsit e konsideronin kongres!
Po t’keqen e Partis se Punes ore! Ata mbanin kongreset, ku e ku, me serioze te pakten. Detajonin te gjithe aktivitetin. Me sesione te veçanta, per çdo komision e struktur tjeter qe ngrihej. Yyyyy, vazhdonte me dite ay muhabet, deri sa t’ja qitnin fundin!
Per mos me ja u hanger hakun, duhet te themi, se nje pike e kishin te perbashket: Brohoritjet dhe entuziazmin! Aaaah! Kuptohet, ndryshonin emrat dhe fjalet.
Qe te jem i sinqerte, me duhet te them, se ate soj gurgulejet partiake e prisja te skicuar, jo aq banalisht. Se prisja qe Qoftlargu dhe matrahulat e tij, ta mbyllnin festivalin karnavalesk te”Ferrtoreve”, me ate sajese te peshtire. Edhe asamblete e kooperativave bujqesore, kane pase me debat!
Por sido t’jete, nga ajo amalgame krijesash, s’mund te presesh diçka te hajrit. Ata jane si puna e Atiles. Ku te shkelin kemba, s’mbin ma bari. Jane llumi!
Per dijeni, qe mos t’ma rrasni mua perkufizimin “llum”, po jua them qe ne fillim, se autori i atij epiteti, eshte Lulashi, qe fale rruges se Elbasani, i mbeti Shqupi dopiogjashte. E kur e thote Lulashi, njeri prej atyre i zhytur koke e kembe, ne ate pellg lluce, kush prej nesh mund te behet aq hajvan, sa ta kundershtoje? Askush!
Ajo trupe Antishtet, nuk mbjell gje tjeter, perveç shkatrrimit. Kane ne kromozome gene barbaresh, te trasheguara shekujsh me pare. S’pret kush prej tyre ndonje veprim, qe ti vije sado pak ere qytetrim. Tani per tani, jo. Nje te ardhme te larget edhe mundet. Evolucioni ben mrekullira!
Tashti, pas kesaj Drakomstrade, s’na mbetet tjeter te shohim, veç kuvendin zyrtare dhe a do te jete ai ne lartesin e sfides, ne perballjen me premieren? Konkurrenca eshte top!
Kenaqesi te veçante, do te provojme ne momentin, kur te ndizet beteja e perjashtimeve. Aty do t’jete nje gare e forte. Nje pale te perjashtuarish, do t’marrin hak dhe do perjashtojne ata, qe guxuan ti sfidojne me farsen e perjashtoimit. Gallat ma e madhe, s’ka si bahet vallahi!
Po ta ndjekesh kete perplasje, me syrin e ligjit, Lulashi e ka festen mbenjan. S’ka me tani Gjin Gjona e Ristana. I ka fshi Veting-u, me rraj e koc!
Ne kete ndeshje, eshte e lehte te parashikohet fituesi. Me siguri Lulashit fiton kupen, ndersa Qoftlargu, shtupen. Eshte e pabesuhsme, si i ec falli atij!