Kërkime të dëshpëruara, me shpresën se ka ende të mbijetuar nën rrënoja, po zhvillohen në gjashtë shtete amerikane, që u goditën nga tornadot e fuqishëm.
Të paktën 100 persona humbën jetën, dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur ndërsa qytete të tëra u shkatërruan nga rreth 30 tornado të premten.
Presidenti Biden ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Kentaki, shteti më i prekur. Ai tha se këtë të diel do të ketë ekipe shtesë, dhe do të ofrohet strehim i përkohshëm për ata që kanë mbetur të pastrehë.
Më shumë se 70 njerëz kanë vdekur në këtë shtet. Shkatërrimi është i jashtëzakonshëm për t’u parë. Dhjetëra banesa janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar plotësisht. Linjat e energjisë varen lirshëm në rrugë, pemët janë shkulur. Lodrat, librat, veshjet janë të shpërndara kudo.
Një vagon treni u hodh në erë 75 metra në një kodër dhe një tjetër u ul në një shtëpi, por fatmirësisht askush nuk u lëndua.
Dyzet njerëz u shpëtuan nga fabrika e shembur e qirinjve në Mayfield, por 60 të tjerë mbeten të zhdukur dhe Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, që vizitoi vendin e ngjarjes, tha se nuk ka gjasa të ketë më shumë të mbijetuar.
“Ka të paktën 15 këmbë metali dhe fuçi kimikatesh aty brenda. Do të ishte një mrekulli nëse dikush tjetër gjendet i gjallë,” tha ai.
Tornadot gjithashtu shembën një magazinë Amazon në Edwardsville, duke vrarë gjashtë punonjës. Policia tha se ende nuk dihet se sa punëtorë janë zhdukur, ndërsa themeluesi i kompanisë, Jeff Bezos tha premtoi mbështetje për komunitetin.
Tornadot e fuqishme që meteologët thonë se janë të pazakonta gjatë muajve të ftohtë edhe një azil të moshuarish në Misurin fqinj.
Tornado më e gjatë që ka prekur SHBA-në, ishte një stuhi 219 miljesh në Misuri në vitin 1925 që mori 695 jetë njerëzish.