Zbardhen prapaskenat se përse dështoi skenari i ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë me dhunë selinë e Partisë Demokratike.
Dy ditë më parë, Kuvendi Kombëtar i PD, i thirrur nga ish-kryeministri Berisha shkarkoi nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin si edhe të tre nënkryetarët, Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, por dhe vetë kryedemokratin Lulzim Basha.
Punimet e Kuvendit zgjatën rreth 8 orë, ndërsa përveç ndryshimit të statutit dhe shkarkimit të Bashës, delegatët dhe militantët ishin udhëzuar që pas përfundimit të kësaj mbledhje të mësynin në selinë blu. Sipas informacioneve, mësohet se Berisha dhe njerëzit e tij besnikë ishin përgatitur që të sulmonin dhe merrni me dhunë godinë e drejtuar nga Lulzim Basha.
Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe gazeta ka mësuar detaje se çfarë e hodhën në “erë” këtë skenar. Mësohet se policia dhe shërbime inteligjente kishin marrë informacioneve se selia blu do të sulmohej nga njerëzit e Berishës, të cilit madje ishin urdhëruar që të dhunon këdo person që do të gjendej brenda gjatë sulmit.
Kështu që Policia e Shtetit disa orë para Kuvendit të Berishës, u dislokuar rreth e rrotull selisë blu, duke e marrë atë në mbrojtje. Në të njëjtën kohë mësohet se ishin prerë edhe urdhërarrest për Sali Berishën dhe për disa nga ithtarët e tij, që sapo të sulmohet godina e Partisë Demokratike, ata do të arrestoheshin në vend, në cilësinë e organizatorëve të këtyre skenarëve.
Kështu që në kushtet kur policia ishte bërë barrikadë, këto informacione kishin shkuar në veshin e ish-liderit demokrat, i cili ka anuluar planin për të mësyrë në selinë blu, nga frika e arrestimit. Pra, ndonëse ishte planifikuar dhunimi dhe “pushtimi” i selisë së PD, Berisha është tërhequr në momentet e fundit, për arsyet e sipër përmendura.
Berisha thirrje ithtarëve të “pushtojnë” selinë blu
Por dështimi i skenarit për të sulmuar selinë e Partisë Demokratike mbrëmjen e të shtunës që lamë pas, duket se ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha.
Ky i fundit ka reaguar dje në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje në rrjetet sociale ithtarëve të tij të “pushtojnë” selinë blu dhe të largojnë Bashën. Sipas tij, pas vendimeve të marra në Kuvend nuk është më koha e dyshimit, por është koha e veprimit.
“Të dashur demokrate dhe demokratë! Kohët e fundit kanë qenë të mendueshme dhe të vështira për Partinë Demokratike. E di që shumë prej jush kanë dyshuar, ndoshta edhe janë trembur për shkak të fushatës së fuqishme linçuese që është mbajtur kundër personit tim dhe lëvizjes se Foltores.
Sot nuk është me koha e dyshimit, sot është koha e veprimit. Ju pres të gjithëve në shtëpinë e kontributeve, sakrificave dhe idealeve tona të përbashkëta, Partinë Demokratike, për të vazhduar betejën kundër të keqes që ka mbërthyer Shqipërinë tonë të dashur.
Me nderim të veçantë për kontributin e secilit prej jush”, shkruan Berisha. Pra, duke qartë se në kushtet kur Lulzim Basha nuk hap rrugë, ish-kryeministri Sali Berisha do të hidhet në aksion për të “pushtuar” selinë e Partisë Demokrtike. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht./Rigels Seliman