Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka publikuar një foto ku shihet efektivi duke mbajtur një qytetar që kishte mbetur në mes të ujit.
E teksa poston këtë foto Braçe falenderon të gjithë policët, elektricistët, zjarrfikësit etj, që gjenden pranë qytetarëve në zonat e përmbytura si Fieri apo Vlora.
“Nder e respekt per cdo burre e djale, ushtare e oficere-sic keta ketu te batalianit te trete te sigurise, zjarrefikes, police, elektriciste, punonjes te impianteve e rrjetit te kullimit, mjeke e infermiere, te cilet prej dje e gjate gjithe nates po sherbejne per njerezit ne zonen e permbytur Fier/Vlore!” shkruan Braçe.