Lidhur me situatën që është krijuar nga reshjet me intensitet të lartë në vend, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se ekipet mjekësore janë në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë të banorëve që janë prekur nga përmbytjet në vend.
Ai thekson, se edhe Policia e Shtetit ndodhet në terren për tu dhënë ndihmën e nevojshme banorëve. “Ekipet mjekësore janë në gatishmëri, duke garantuar shërbimin mjekësor që i nevojitet banorëve të prekur nga përmbytjet, si pasojë e daljes nga shtrati të Vjosës. Telefononi 127 për çdo urgjencë mjekësore.
Edhe Policia e Shtetit prej ditësh në gatishmëri, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë. Është përforcuar shërbimi edhe në të gjitha sallat operative të policisë, ku qytetarët mund të adresohen përmes numrit 112 ose përmes njoftimit nga smartfoni në Komisariatin Digjital”, shkruan Rama.