Bujar Nishani, duke qenë se eshtë një pensionist me të gjitha të mirat, i paguar nga taksapaguesit shqiptarë, me para, që na bëjnë të ndjehemi me turp kujt i’a paguajmë, vazhdon të bëjë politik duke sulmuar qeverinë, me gjithë veset dhe poshtërsit e tij.
Në fakt, duke qenë se ka kaluar një sëmundje të rëndë, ai u vendos president, vetëm se duhej një ekzemplari i tillë, që t’i mungonte gjysma e trurit dhe totalisht kujtesa e së kaluarës. Kështu që për fatin e zi të Shqipërisë, ky model i shkonte për bukuri dhe orkestrantit dhe dirgjentit të Shtetit Sali Berisha.
Ne nuk na besohej se Jari e kishte hëngër, që kur hoqi mustakun, sepse nuk gjente dot gojën, për të futur lugën, për tu ushqyer. Nese ju nuk e beson se Bujarit i ka ikur kujtesa dhe eshte një njeri i pastër që kurrë, nuk është marrë me politik, nuk ka qenë Ministër i Brëndshëm dhe Shqipëria ishte fushë me Lule të kuqe , kur ka qenë president e Shqipëria nuk lulzonte nga krimi, droga dhe vrasjet. Ekonomia e zhytur në humner që nuk gjeneronte asgjë por ama shteti flinte populli dridhej. Sot Jari pa kujtesë i drejtohet atyre që gjoja e paskan bërë platformë kanabizimin që ai i kishte reformë me leje dhe vullnet, por as që i kujtohet se nga ka ardhur dhe çfarë i ka bërë vendit partia e tij.
Nëse nuk e besoni se Jarit i është fshirë kujtesa dhe ai mendon se a ka ardhur nga Marsi lexoni se si i benë thirrje popullit:
Platforma e narkotizimit të vendit ishte krimi shtetëror më i madh që pas diktaturës staliniste në Shqipëri.
Mjeranët që e ideuan dhe implementuan rrugëtimin, nga kanabisi tek kokaina, jo vetëm që do të hyjnë në historinë e Shqipërisë si “narkotrafikantët e Ballkanit”, por edhe do të përgjigjen përpara historisë”.
E nxinë imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e të gjithë botës siç nuk e meritojmë aspak.
Imagjinoni, të dashur miq sikur ministrat e brendshëm të opozitës së sotme të kishin dalë ligjërisht e publikisht të lidhur me trafikun dhe trafikantët e drogës ?
Imagjinoni sikur kryeministri i opozitës së sotme të kishte marrë në mbrojtje të hapur publike trafikantët dhe garantët e tyre ministra ?
Çfarë batërdie do kishte bërë media (me të drejtë) në Shqipëri ?
Çfar zjarri dhe flake do kishte ngritur në qiell maxhoranca e sotme (si opozitë) ?
Sot, sharlatanë qeveritarë dhe oborrtarë i janë ndërsyer gazetarit investigativ në vend të skanimit trafikantit qeveritar.
Eksperienca e këtij vendi në të shkuarën ka treguar se gazetarët investigativ me punën e tyre kanë bërë të mundur shkarkimin e dhjetra zyrtarëve, burgosjen e prokurorëve e gjygjtarëve e deri shkarkimin e ministrave “ për 4 minuta”, siç shprehej vetë media investigative./Ekskluzive.al