Atletico Madrid është bërë arsyeja që shorti i Champions League të përsëritet. Mediat ndërkombëtare shkruajë se skuadra madrilene është ankuar, pasi shorti i vendosi përballë Bayern Mynchen, në një kohë kur zyrtari i UEFA-s bëri gabimin teknik duke ndeshur Villareal dhe Manchester United, që më herët ishin pjesë e një grupi dhe nuk lejohet që të përballen serish para gjysmëfinaleve.
Atletico pretendon se nëse kjo nuk do kishte ndodhur atëherë nuk do ishte përballur me Bayern dhe për këtë arsye shorti i fazës së 1/8 u përsërit në orën 15:00.
Dhe kjo ankesë sërish nuk ka ndryshuar diçka të madhe për Atletico Madrid, pasi nga Bayern ka përfunduar te Manchester United.
Ndërkohë skuadrat që e pësuan më shumë nga hedhja e shortit janë Real Madrid, Inter dhe Liverpool. Reali fillimisht u shortua me Benfica-n, ndërsa tani duhet të ndeshet me Paris SG.
Inter fillimisht ‘peshkoi’ Ajax, ndërsa tani duhet të përballet me Liverpool. Po kështu edhe nga këta të fundit kaluan nga Salzburg te kampionët e Italisë.
Te skuadrat që përfituan mund të përmendet Ajax dhe Villareal. Holandezët nga Interi kaluan te Benfica, ndërsa Villareal nga Manchester City te Juventus.