Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka ironizuar sërish përgjimin misterioz të PD, që akuzon vëllanë e ministrit të Brendshëm. Balla ka postuar sot në Facebook një ‘film’ të animuar në lidhje me përgjimin, akuzat e PD dhe deklaratat e Albert Veliut, të njohur si dëshmitari ‘X’ e ‘Babalja’ dhe gazetarit Olldashi. Balla thotë se Berisha është skenarist i gjithçkaje, ndërsa Basha regjisor.
Loja e ka kush e ka për autorin e përgjimit:
Luli thotë e ka Babalja
Babalja thotë e ka Gazetari
Gazetari thote e ka PD
dhe autoresia po mbetet një jetim në prehrin e Salbabës regjizor
Taulant Balla
VIDEO e publikuar nga Taulant Balla