Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka ndarë në rrjetet sociale foto të aktorit Keany Reeves duke udhëtuar me transportin publik.
Spahiu bën edhe një kronologji të jetës së tij, duke nxjerr në pah shpirtin e tij humanitar.
“Ky njeri, ka dhuruar gjatë gjithë jetës në heshtje rreth 75 milionë dollar për spitalet. Nuk ka shtëpi luksoze, as truproja por ka një jetë të thjeshtë.
Ai mund të jetonte kudo në luks, por jo…
Ai u rrit në vështirësi, jetim pa të atin, me shokun e ngushtë që i vdiq në moshë të re dhe po ashtu e motra i vdiq nga leuçemia.
Ai ëndërronte të ishte një lojtar hokey por ai u bë Matrix…
Ai u bë John Wick…
Ai është Keany Reeves.”, shkruan Spahiu.