Gazetari Leonard Kërquki ka postuar një foto gjatë vizitës së presidentit amerikan në Tiranë, George Bush, në të cilën ky i fundit takohej me tri kryeministrat e Ballkanit, Sali Berisha, Ivo Sanader dhe Nikolla Gruevski.
Interesant është fakti se të tri këta, patën probleme me drejtësinë më pas.
Sanader dihet që u dënua me burg për korrupsion, ashtu si Gruevski, që ka marrë aratinë.
Berisha duket se do të ketë të njëjtin fat.
“Ku jane sot keta tre burra qe kishin pozuar bashke me presidentin amerikan, George Ë Bush me 10 qershor 2007 ne Tirane?
I pari, Ivo Sanader (ne ate kohe kryeminister i Kroacise) ndodhet ne burg per korrupsion, Sali Berisha ne Listen e Zeze te SBBA-se, kurse Nikolla Gruevski diku i fshehur skurave te Budapestit, i kerkuar nga drejtesia e vendit te tij per keqperdorim te pozites zyrtare”, shkruan ai.