Sali Berisha u dorëzua sot në Gjykatën e Tiranës, pasi provoi të merrte një herë me forcë selinë e Partisë Demokratike. Pas dështimit në seli dhe më pas reagimit të fort diplomatik të Uashingtonit i cili vlerësonte se Berisha nuk përfaqëson popullin shqiptar në sulmet ndaj ambasadores së SHBA, ai sot dërgoi letrat e prodhuara në stadium për tu certifikuar në gjykatë.
Sali Berisha u dorëzua sot në Gjykatën e Tiranës, pasi provoi të merrte një herë me forcë selinë e Partisë Demokratike. Pas dështimit në seli dhe më pas reagimit të fort diplomatik të Uashingtonit i cili vlerësonte se Berisha nuk përfaqëson popullin shqiptar në sulmet ndaj ambasadores së SHBA, ai sot dërgoi letrat e prodhuara në stadium për tu certifikuar në gjykatë dhe për tu dukur akoma i fort dërgoi dy gratë që i kanë mbetur në derë, në selinë e PD me shpresë që të dukej më i butë.
Dorëzimi i Berishës në gjykatë, është një moment i rëndësishëm që tregon se ai gjeti të gjithë shtigjet e mbyllura nga rrethimi ku ka futur veten me betejën false me Lulzim Bashën, në vend të betejës me SHBA që ka në mendje.
Votimi i vetthirrur i Berishës ditën e shtunë, është qesharak, pa marrë ende një vendim gjykata për katet e letrave të stadiumit. Edhe sikur Xhin Xhonin të çosh gjykatës vështire se ato letra ti legjitimon njeri, pasi ke një kuorum të paverifikuar nga askush, me një mungesë transparence totale, me gazetarë të nxjerrë jashtë stadiumit për të mos parë as formalisht procesin dhe mbi të gjithë me një votim unanim për çdo kërkese si me qenë parti e Enver Hoxhës.
Por pavarësisht kësaj, duke mos paragjykuar vendimin, është qesharake të bësh “referendum” të shtunë, kur hedhja poshtë e atyre letrave të stadiumit nga gjykata hedh poshtë gjithçka.
Tani i gjithë procesi i mëpastajmë, përfshi dhe referendumin e vetëshpallur të datës 18 , ai do të duhet t’ia nënshtroj Gjykatës. Deri atëherë Berisha po përpiqet të mbahet duke provokuar selinë me dhunë dhe duke linçuar drejtues të PD që flasin kundër tij, përveç Bashës.
Përpjekja e Berishës për të mbajtur hapur linjën e dhunës mbi PD, duke dërguar herë pas here delegacioni si ky i sotmi tregon se ai po përgatitet të marrë vendim negativ nga gjykata dhe pastaj ta vazhdoj revolucionin me sulme të herëpashershëm mbi seli, duke gënjyer militantët se Partia është Selia.
Dhe kështu mund ta shtyj deri nga Marsi.
Pastaj kur ti vij dita të zgjidhet do ta shtyj përsëri se nuk ka marrë selinë dhe letrat nga gjykata dhe kështu do të vazhdojë.
Nga ana tjetër Berisha po përpiqet të linçoj drejtues të PD që po guxojnë të kundërshtojnë atë publikisht. Kështu bëri sot me zëdhënësen e PD, duke i përmendur familjarë të saj, për të cilin në fakt duhet të konsultohej më parë me të birin se mund ti hapi telashe pa dashje. Minimumi mund ti humbas disa dhjetëra hektarë tokë në emër të të tretëve.
Duke linçuar drejtuesit e tjerë të PD që flasin kundër tij, ai po përpiqet ta rrethoj Luzlim Bashën që të jetë zëri i vetëm kundër tij. Por në fakt kështu po e zgjeron më shpejt se duhet rrethin e njerëzve që po bëjnë betejë personale me të. Ai thjesht po u nxjerr turpin dhe po i bën më trima se cduhet.
Ndaj përpjekja e tij për të bërë si i fort ka marr fund. Sot revolucioni i tij është dorëzuar para gjykatës dhe s’ka shanse ta fitoj. Pas revolucionit është radha e tij.