Ish-diktatori irakian Saddam Hussein iu lut ushtarëve amerikanë që të mos e vrisnin pasi u kap pas përfundimit dramatik të një ‘gjuetie’ tetë mujore.
Hussein shërbeu si presidenti i pestë i Irakut për 24 vjet, nga viti 1979 deri sa u rrëzua nga një koalicion i udhëhequr nga SHBA në 2003.
Kur kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, ra në duart e forcave amerikane në prill 2003, diktatori nuk gjendej askund, gjë që bëri të zhvillohej një nga ndjekjet më intensive në histori përpara se të kapej përfundimisht disa muaj më vonë.
Huseini ishte njeriu më i kërkuar në botë për atë periudhë tetë mujore përpara se më në fund, në dhjetor 2003, amerikanët morën një informacion se ishte fshehur diku afër vendlindjes së tij, Tikrit, 85 milje larg Bagdadit.
Zbulohet lutja e fundit e Sadam Hussein pasi e nxorrën zvarrë nga
Informacionet çuan ushtrinë amerikane në një fermë dhe aty më 13 dhjetor, operacioni “Agimit të Kuq” mori fund pasi një ushtar zbuloi vrimën se ku fshihej Sadami.
Bunkeri i thellë gati 20 metra ishte mjaftueshëm i madh që një person të shtrihej dhe në të ishte instaluar një tub që lejonte ajrin brenda.
Aty fshihej diktatori, dhe pasi u kap një ushtar amerikan shpalli lajmërimin: “Zonja dhe zotërinj, ne e gjetëm atë”.
Ndërsa diktatori dilte duke u tërhequr zvarrë nga vendi i tij i fshehtë ai u lutejushtarëve që e gjetën: “Mos qëlloni, mos qëlloni, unë jam Sadam Huseini. Unë jam presidenti i Irakut dhe jam i gatshëm të negocioj”.