Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur në Facebook me një gjuhë të fortë qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër tij dje, të cilat përmes zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price shprehu shqetësimin për deklaratat e Berishës për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, duke i quajtur ato të shmëtuara.Berisha shkruan se kritikat nuk janë sulme.
“Unë mendoj se interpretimi i kritikave si sulme nuk është e drejte pasi është forme e pastër bullizmi diplomatik. Së dyti, populli shqiptar e do shumë popullin e madh mik amerikan dhe qeverinë e tij. Ato kane bere me shume se kushdo tjetër për lirinë dhe sovranitetin e Shqipërisë dhe Kosovës.
Se treti, shqiptaret si komb i lire sovran anëtar i NATOs duan ti zgjedhin vete në përputhje me ligjet e vendit dhe votën e tyre përfaqësuesit e tyre qofte ne Parlament apo dhe drejtimin e partive.
Ata nuk presin nga askush dhe aq me pak nga përfaqësues te vendit që ka bërë më shumë për sovranitetin e tyre te ju diktojnë se cili deputet i zgjedhur prej tyre duhet te futet dhe cili nuk mund te hyje ne parlament as dhe qe te angazhohen ne loje me kukulla ne fushata brenda partiake për të mbështetur një kandidat tashmë të braktisur për aferat e tij nga anëtarësia”, shkruan Berisha.
Ditwn e djeshme Departamenti i Shtetit hodhi poshtë akuzat e bëra në Shqipëri nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim. Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeminstri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë. Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar.’
Të hënën, Sali Berisha i shpallur ‘non grata’ nga SHBA, mësyu në selinë e PD-së, në të njëjtën kohë që kryedemokrati Basha mbante mbledhje. Nga aty, Berisha i cili kryesoi grupin e Rithemelimit, tha se kur të marrë drejtimin e PD-së do të ketë të mira me SHBA-në, por vetëm me ambasador, jo me guvernator, duke e cilësuar Yuri Kim si mbështetësen e qeverisë.