Në një kohë të tillë kur ka divorce pafund, çiftet, veçanërisht ato të famshme dhe me pozitë parashikojnë gjithnjë nënshkrimin e një kontrate paramartesore.
Një kontratë paramartesore parashikon administrimin e pronave dhe pasurisë pas martesës dhe ndarjen e tyre pas divorcit.
Një çift si ai i Shkëlzen Berishës dhe Armina Mevlanit nuk do të na bënte çudi nëse do ta nënshkruante një kontratë të tillë.
E pyetur për këtë nga “Pop Culture”, Armina Mevlani nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi. Blogerja tha se kjo është një gjë personale, ndërsa dha disa detaje të tjera për dasmën.
Dhe në fakt, VIP-at janë mjeshtra të kontratave paramartesore.
Khloe Kardashian për shembull, njihet për nënshkrimin e një prej kontratave më interesante me ish-in Lamar Odom. Ajo kërkoi 500 mijë dollarë për çdo vit që ishin të martuar, 25 mijë dollarë në muaj për tu kujdesur për shtëpinë, makinën e re, 5 mijë dollarë në muaj për shoping, 1 mijë dollarë veçmas për kujdesin estetik dhe bileta për gjithë familjen.
Ju duket e çuditshme apo jo? Epo kontrata të tilla nënshkruhen çdo herë në botën e VIP-ave.