Kryetari i Partisë Demokratike, teksa u pyet në lidhje me deklaratën e tij se ka pasur korrupsion edhe në kohën e qeverisjes së PD-së, për emra konkretë, tha se ai është i vetmi që është përballur me drejtësinë.
Basha tha se akuzat ndaj tij për korrupsion gjatë ndërtimit në Rrugën e Kombit, tha se ishin sulme të keqorganizuara politike. Në të vërtet Basha i ëhtë fshehur drejtësisë me raport për të shtyr përballjen me drejtësinë dhe për të përfunduar afatet e hetimit. I
Ishte koha e Saliut me drejtësinë e plepave, që Basha duhet t’ia kthej si nderë, sepse hajdutëria e Bashës është evidente, por mefshtësia e Ramës dhe drejtësia e Berishës e knë lënë jashtë hekurave.
Gazetarja: Kujt i referoheni për korrupsion në kohë të qeverisjes së PD-së, se vetëm ju keni pasur një dosje për korrupsion?
Basha: Jam i vetmi që jam përballur me drejtësinë dhe që ajo çështja e mori përgjigjen e vet. Ajo çështje e mori përgjigjen e vet dhe ishte një sulm i keqorganizuar politik. E keni harruar? Ishte qesharake akuza. Ajo nuk u konsideruar as akuzë. Vendimi konkludoi se prokuroria nuk arriti që ngrinte asnjë akuzë.
Unë kam kërkuar edhe të më hiqet imuniteti, kam dalë para shqiptarëve sa herë jam akuzuar. Kam qenë para drejtësisë dhe në dispozicion, prandaj jam kështu sot, ballëhapur pa askujt për t’ju trembur veç Zotit. Na akuzuan se kemi frikë reformën në Drejtësi! Pse politikanët që kanë 30 vite në pushtet, nuk janë hetuar asnjëherë. Lefter Koka është bishti pavarësisht se e ka mbiemrin Koka.