Në datat 20 dhe 21 dhjetor presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, do të jetë në Shqipëri. Ky takim në Tiranë do të zhvillohet në kuadër të nismës rajonale “Ballkani i Hapur”.
Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në Tiranë pritet që në Ballkanin e Hapur të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës, që do të thotë që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
Rikujtojmë se në Shqipëri situata politike vazhdon të jetë e tensionuar pasi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë Kuvendit Kombëtar ku mblodhi 4934 delegatë paralajmëroi trazira nëse kryeministri serb vjen në Shqipëri.
“Paralajmëroj Sllobodanin e ri se për Ballkanin e Hapur, mos mendon të vish në Tiranë. Sheshet e rrugës do i kesh plot kundër teje,” – tha Berisha duke paralajmëruar trazira në Tiranë.