Portali i familjes Berisha kërkon reagimin e Ambasadës amerikane në Tiranë, pas sherrit të grave që ndodhi një ditë më parë në selinë e PD.
“Përplasjet në selinë e Partisë Demokratike kanë agravuar në konflikt verbal por edhe fizik, ky qendra ishte aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.
Kjo e fundit është ofenduar nga mbështetëset e kryedemokratit Lulzim Basha teksa ndodhej në shkallët e selisë së Partisë Demokratike, madje dhe në disa momente është prekur fizikisht edhe pse e vetmja gjë që bëri bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit të Rithemelimit ishte që shkuan për të zhvilluar një mbledhje në seli.
Por për incidentin e ndodhur nuk ka asnjë reagim përveç ai i saj dhe i deputetes së PD, Albana Vokshit, e cila ishte bashkë më të në seli. Vallë do të komentojë ngjarjen ambasadorja Yuri Kim, sidomos kur bëhet fjalë për një shtetase amerikane që akuzuon drejtpërdrejt kryedemokratin Lulzim Basha?
Nëse po, cili është qëndrimi i Kim dhe ambasadës që para çdo protestë lajmërojnë të gjithë qytetarët amerikanë që të qëndrojnë larg trazirave? Deri më tani një skenar i tillë nuk ka ndodhur dhe ky është precedenti i parë? Si do mbrohet një shtetase amerikane nga “dega” e SHBA në Shqipëri”, shkruan portali i familjes Berisha, që nuk e duron dot fare përplasjen fizike, edhe pse vetë “baba”, por dhe i biri, janë përgjegjës për vrasje të dhjetëra njerëzve.