Lulzim Basha është tërhequr nga akuzat per Berishën në lidhje me rolin e tij më 21 janar. Basha është shprehur se berisha kishte problem vetëm përdorimin e fjalorit.
“Dihet fare mirë dhe ka çështje për këtë 21 janarin. Me snajper nuk ishte Berisha por kishte punonjës të Gardës me snajpër.
Unë nuk shprehem si Berisha.
Lexoni edhe:
Pikat e para në tregun shqiptar që normalizojnë presionin në 3 ditë!
Sponsored by MonadPlug
21 janari ishte një përpjekjeve të Edi ramës për t’iu imponuar qeverisë duke shfrytëzuar një video, për të arritur në tryezë zgjidhje politike.
Gjuha që Berisha përdori ishte i papranueshëm. Nuk i vrau Berisha, ka procese ligjore për këtë”, deklaroi Basha.
“Më keni dëgjuar të them ”horr”?! Kishim gra brenda. Nuk kisha akses vizual se çfarë ndodhte, më kanë thë që po binin me shkelma në derë. Jam shumë i ndejshëm, kur je i ndjeshëm mund të bësh sforco për të qenë i fortë. Mund të dilja në konferencë për shtyp dhe të përdorija fjalor si ai për 3 muaj.
Njeriu e mban veten. Në edukatën dhe formimin tim, liria e njeriut përkufizohet për t’u përmbajtur në ato gjëra, Kjo na diferencon dhe në gjëra të tjera. Na diferencon gjithmonë arsyeja,
Po të kishte mbizotëruar emocioni, muind të dilja me një grup personash. Isha unë përgjegjës për shëndetin dhe jetën e tyre. Duke ruajtur me ndonjë cedim të vogël edukatën. Njësoj si më bëtë pyetjen për foltoren, kam dashur të bëj diferencimin.
21 janari: Për të bërë një ndryshim mentaliteti kulturor edhe me Ramën, Berishën, Metën, Nanon, por dhe me njerëz që po sillen me mentalitetin e brezit të kaluar te brezi im. Rama është nxënësi më i mrië i pjesëve më të zeza të Sali Berishës.
Nuk ishte Berisha me snajper, por punonjës të gardës, që janë dënuar nga gjykata. S’tërheq asnjë deklaratë.
21 janari ishte përpjekje e Ramës për t’u imponuar me grusht gangsterësh që të krijonte situatë që të pranoheshin zgjedhjet e parakohshme me dhunë. Ka një proces ligjor. Berisha përdori fjalor të papranueshëm pas 21 janarit
Shërbimin më të mirë që mund t’i hapësh Ramës është t’i hapësh debat”, deklaroi me pas Basha.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tre ditë më parë hodhi akuza të drejtëpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.
“PD ka qenë dhe është e gatshme të përballet me çdo situatë.
Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vendosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve. Për këtë të jeni të sigurtë. Ju e patë ndërkohë që ata bënin si gorilla jashtë ne vazhdonim mbledhjen. Ngutet frikacaku dhe ngutja e frikacakut i ka kushtuar PD-së në 30 vite”, tha Basha./m.j