Gjykatat amerikane janë duke bërë hapa të sigurt drejt fajësimit të ish presidentit amerikan Donald Trump për atë që u konsiderua si një ditë e turpshme për demokracinë amerikane, referuar sulmit në Capitol më 6 janar.
Tre procese gjyqësore që kërkojnë të mbajnë përgjegjës Donald Trump dhe këshilltarët e tij më të afërt për trazirat në Capitol Hill, kanë shënuar progres pas muajsh në gjendje të heshtur. Lëvizja e padive vjen pasi zbulohen më shumë prova të administratës Trump që dëshironte të pengonte Kongresin nga certifikimi i votimit presidencial të vitit 2020.
Gjykatësi Amit Mehta i Gjykatës së DC District ka argumentuar me gojë nëse çështjet duhet të pushohen për 10 janar. Gjykatësi Mehta, e cila gjithashtu mbikëqyr çështjen e komplotit kriminal të Oath Keepers më 6 janar, argumentoi çështje madhore në lidhje me rolin e Trump në kryengritje dhe sqaroi nëse ish-Presidenti dhe figura të tjera të krahut të djathtë mbrohen nga pasojat ligjore.
Disa udhëheqës republikanë në Kongres kthyen në vëmendje paditë civile si një mënyrë për të ngarkuar përgjegjësinë mbi Trump, pasi ai u fajësua, por u lirua nga Senati për ngjarjet e 6 janarit. Deri tani, Trump dhe këshilltarët e tij të lartë nuk janë shpallur fajtorë për asnjë krim. Trump dhe të tjerë persona që janë përballur me padi mbi ngjarjen, kanë argumentuar se nuk janë përgjegjës për veprimet e njerëzve që sulmuan Capitolin.
Në një ankesë që Mehta do të shqyrtojë, ish-menaxheri i shkarkimit të Dhomës së Përfaqësuesve, Rep. Eric Swalwell paditi Trumpin, djalin e tij Donald Trump Jr., Rudy Giuliani dhe republikanin Mo Brooks, duke pretenduar se fjalimet e tyre në 6 janar nxitën trazirat dhe shkaktuan shqetësim emocional tek anëtarët e Kongresit. Brooks deri më tani ka ngritur argumente se ai nuk mund të jetë përgjegjës sepse në paraqitjen e tij të 6 janarit, ai po vepronte brenda fushëveprimit të zyrës së tij politike.
Një tjetër rast është ai i dy oficerë të policisë së Kapitolit , të cilët paditën Trump, duke pretenduar se ai i udhëzoi ndjekësit e tij t’i sulmonin ata. Padia e tretë është ajo e deputetit Bennie Thompson dhe ligjvënës të tjerë, të cilët kanë akuzuar ish Presidentin Trump dhe Rudy Giuliani për komplot me grupet e ekstremit të djathtë Proud Boys dhe Oath Keepers për të nxitur kryengritjen e 6 janarit. Thompson u tërhoq nga padia kur u bë pjesë e Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte 6 janarin.
Komiteti i 6 janarit
Ndërsa ka pasur tashmë një grumbullim të vazhdueshëm të provave tronditëse të përpjekjes për grusht shteti të Trump më 6 janar dhe zbrazëtisë së pretendimeve të tij për mashtrim zgjedhor, ditët e fundit e vendosën ngjarjen në një dritë të re tmerruese.
Ata sollën treguesit më të qartë ende se e gjithë infrastruktura “Bëni Amerikën të Madhe Përsëri” dhe potenciali i fushatës së ardhshme të Trump në Shtëpinë e Bardhë mbështeten në gënjeshtra dhe mashtrime. Komisioni i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që heton kryengritjen e 6 janarit ka publikuar detaje të reja të hollësishme, prapa- skena, komplote për të përmbysur certifikimin e zgjedhjes së Presidentit Joe Biden.
Ka prova të reja të turpshme se si yjet e medias konservatore u alarmuan privatisht nga sulmi nga turma e Trump, por shpejt u kthyen për t’i përforcuar gënjeshtrat e tij për miliona amerikanë që ata me dashje i mashtruan. Dhe një sondazh i ri i madh i Associated Press i shteteve në lëvizje të vitit 2020 i kontestuar nga Trump zbuloi se rastet e mashtrimit të votuesve ishin të rralla dhe larg komplotit mbarëkombëtar që ai pretendon.
Ka raporte të veçanta se tre banorë të Floridës u arrestuan kohët e fundit dhe u akuzuan për mashtrim zgjedhor — dy prej të cilëve ishin republikanë të regjistruar. CNN raportoi se shkëmbimi i mesazheve i ligjvënësve republikanë, djalit të Trumpit, Donald Trump Jr. dhe spikerëve kryesorë të Fox Neës për shefin e atëhershëm të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, tregojnë se ata e dinin se sulmi në Kapitol ishte një fatkeqësi dhe donin që ai të ndalohej.
Megjithatë, të njëjtët “heronj konservatorë” janë pjesë e një operacioni mediatik politik që kaloi 11 muajt e fundit duke errësuar atë që ndodhi në të vërtetë, në shumë raste duke mohuar të vërtetën e fitores së zgjedhjeve të Biden. Këto zhvillime janë të rëndësishme sepse ekspozojnë gënjeshtrat mbi të cilat janë ndërtuar perspektivat e ardhshme politike të Trump që ka paralajmëruar kandidim në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.