Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama i ftuar në një emision televiziv ka folur në lidhje me aferën e inceneratorëve për të cilën ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga.
“Në çdo histori suksesi ka probleme të kësaj natyre. Po të kishte ndodh në botë do ishte bërë nami, jo mo fare.”-është shprehur Rama publikisht.
Ai ka thënë se përgjegjësia është individuale.
Në vendet normale s’do kishte rënë shtetit, përgjegjësia është individuale. Sa më takon mua. Sa herë ulemi në mbledhjen e qeverisë, kam një shprehje, vendi ku jeni ulur, vendin ku jeni ulur ua kam thënë. Tani duhet ta mbani! E mbajnë me punë e rezultate.
E kam thënë që nga dita e parë se që në momentin kur drejtësia i kërkon hesap, duhet të përballet se nuk jemi zyrë avokatie”, tha Rama i ftuar në Zonë e Lirë.