Kryeministri Edi Rama e i ka cilësuar si të vërteta deklaratat e lëshuara nga ish-kryedemokrati Sali Berisha, lidhur me shpalljen e tij ‘non grata’.
Ai tha në emision “Zonë e Lirë”, se vendimi është marrë nga DASH dhe ata nuk mund të korruptohen nga multimilionerë, duke përmendur këtu Geroge Soros. Më tej ai shtoi se nëse qeveria e SHBA do të ishte e korruptuar, atëherë do të pushtohej nga njerëz të pushtetshëm financiarisht, që janë me tepricë në botë.
“Sot Saliu është non grata sepse Amerika është një vend i korruptuar. Të thuash që Edi Rama me lobistët e tij arriti që t’i kapi dorën Sekretarit të Shtetit dhe të firmosë atë që vendosi, do të thotë këtë që them unë. Kjo është një legenosje e një partie që e kam kundërshtare.
Të krijohet një dallgë revanshi nga një person i shpallur non grata nga SHBA është kulmi. Sikur të ishte një personazh kryesor i politikës edhe në Francë edhe në Gjermani kjo gjë nuk do të bëhej arsye për të ngritur një dallgë këtu që është goditur sovraniteti.
Mua më duket e shëmtuar dhe qesharake. Të thuash që Edi Rama me Sorosin është bashkuar për të shpallur Saliun non grata.
Dua t’i them shqiptarëve se kush mendon që qeveria e SHBA korruptohet nga miliarderët, unë po them që sulltanatet e Lindjet dhe të gjitha vendet e pasura me naftë do e kishin pushtuar SHBA. SHBA-të nuk bëjnë biznese të tilla. Më vjen keq”, tha Rama.