Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përplasjet që kanë nisur në selinë e PD mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës e quajti të shëmtuar dhe të turpshme.
Kryeministri Edi Rama: Nuk dua ta komentoj telenovelën, është e shpifur, e turpshme, e shëmtuar. Është telenovela e një marrëzie që ka dalë në sipërfaqe. Është e dhimbshme për këtë vend dhe popull e për ata që i besojnë deri tani. Është histori të marrësh.
Rama i është përgjigjur edhe akuzave të analistit Fatos Lubonja se ai nuk është personi që kontrollon zinxhirin e akteve.
“Për Fatos Lubonjën unë prej kohësh jam kreu i grupit kriminal. Ky është gjykimi i Fatos Lubonjës ai është me cen nga një shitsiri që ka dalë i dëmtuar.
Nëse do të ishte grup i strukturuar kriminal lexohet në të gjithë zinxhirin e procedurës, grup strukturuar lexohet në rezultat, i gjithë zinxhiri i ndjekur i procedurës nuk është problematik.
Unë nuk jam personi që kontrolloj zinxhirin e akteve, rezultati është aty çfarë po shikohet sot është një problem që po shikohet nga drejtësia, midis një individi ministri dhe sipërmarrësi, nuk është çështje e grupo i strukturuar që ka bërë një vepër penale”, tha Rama.