Stresi, me emrin e vertete Arkimend Lushaj, etiketohet shpesh si “bad boy”, por në studion e “Rudina” reperi ka rrëfyer sot një tjetër ane te tuh pasi ishte i shoqëruar edhe nga e ëma Shpresa Lushaj.
31-vjeçari foli për familjen dhe planet për martesë dhe tha se prej më shumë se 3 vitesh është në një marrëdhënie me një vajzë të quajtur Kejsi me të cilën tha se po planifikon të martohet.
Gjatë emisionit reperi u surprizua nga e dashura e tij përmes një videomesazhi.
“Planifikojmë të martohemi, por jo këtë vit, ndoshta vitin tjetër. Ne kemi shumë kohë bashkë, jemi takuar gjithnjë në Europë për të mos qenë në qendër të vëmendjes. Mamaja e Kejsit ma la që ta ruaja dhe unë e ruajta për vete. Kejsi ka mbaruar shkollën në Kanada dhe aktualisht bashkëjetojmë në Tiranë”, tha Stresi.
Ndërkohë nëna e reperit e emocionuar nga videomesazhi i Kejsit tha: “Kejsi është vajzë me shumë vlera dhe meriton shumë gjëra edhe dashurinë e Stresit. Takimi i parë me Kejsin ka qenë vjet për vitin e ri dhe më ngjiti menjëherë. – Kejsi më tha: E di që Stresi është shumë i lidhur me ty dhe kur ne të ikim në Kanada ti do kesh dhomën tëndë që mund të vish kur të duash”./tvklan