Familjarët e studentes Ariela Murati kanë thyer heshtjen katër ditë pas ngjarjes së rëndë ku mbeti e vdekur studentja e Juridikut.
Të afërmit shprehen se, 21-vjeçarja nuk ka qenë e lidhur me vrasësin Aldison Belulajn.
“Ariela nuk ka qenë e lidhur me djalin siç pretendojnë familjarët e tij. Me këtë që po bëjnë po na e vrasin vajzën për herë të dytë”, mësohet të jenë shprehur familjarët e 21-vjeçares nga Fieri.
Përveç kësaj, ata thonë se mes dy familjeve ka pasur “marrëveshje” që djali ta linte të qetë vajzën pasi kjo e fundit refuzonte të lidhej me të.
“Na premtuan se vajzës nuk do t’i prekej asnjë fije floku”, shprehen familjarët e Arielës.
Studentja u qëlluar per vdekje me pistoletë nga Alsidon Belulaj kete te dielë, ndersa me pas qelloi dhe veten.